PREVIEW: Akademia Pandev vs Shkëndija

No image

Të dielën kuqezinjtë luajnë si mysafirë të Akademia Pandevit ndeshjen e parafundit në gjysmësezonin vjeshtorë.

• Xhiroja e 17-të, Akademia Pandev-Shkëndija ndeshen në Strumicë
• Kuqezinjtë janë në seri prej tre fitoreve pa gol të pranuar dhe 9 realizime
• Murati i lënduar dhe Totre shkaku i kartonave humbin këtë ndeshje

Shkëndija nën drejtimin e Ernest Gjokës do të përballet me Akademia Pandevin të dielën në orën 13:00 në Strumicë. Dy fituesit e fundit të trofeve në futbollin vendor (derisa sezoni i kaluar u ndërpre shkaku i COVID-19 dhe nuk pati kampion dhe fitues të Kupës, Shkëndija mbetet kampion i fundit nga sezoni 2018/2019, ndërsa në të njejtën kampanjë Akademia Pandev fitoi trofeun e Kupës) pjesën e deritashme të sezonit e zhvillojnë me ecuri diametrialisht të kundërt, pasi kuqezinjtë janë lider dhe vetëm një pikë na ndanë nga epiteti kampionë të dimërit, ndërsa Akademia Pandev mban pozitën e 10-të në renditje.

Të rejat në skuadër

Mevlan Murati dhe Ennur Totre janë dy mungesat e mëdha në formacionin e Ernest Gjokës. Mbrojtësi i djathtë Murati u dëmtua në pjesën e parë të sfidës të së mërkurës me Bellasicën dhe ekzaminimet mjekësore tregojnë zgjatje të një prej muskujt e kofshës së pasme dhe trajtimi për rikuperim do ta mbajë jashta terreneve 2-3 javët e ardhshme, që nënkupton se gjysmësezoni vjeshtor për të ka përfunduar.

Ndërkohë reprezentuesi Ennur Totre ndaj Bellasicës kompletoi pesë kartona të verdhë në kampionat dhe automatikisht pezullohet për sfidën e rradhës. Për motive të njejta në mesjavë mungoi Bruno Dita, i cili tashmë kthehet në kombinim dhe pritet të jetë titullar kundër A. Pandev.

Kundërshtari

Vetëm 14 pikë nga 16 ndeshje, me një ecuri prej 10 disfatave, 2 barazimeve dhe vetëm 4 fitoreve e mbajnë Akademia Pandevin në pjesën e poshtme të renditjes. Në fakt, vetëm pas fitores së mesjavës 2:1 me përmbysje ndaj Borecit kanë lëshuar pozitën e parafundit në tabelë. Duelin e parë sezonal ndërmjet veti në Tetovë e fitoi Shkëndija me shifrat 2:1 dhe tash kuqezinjtë kërkojnë suksesin e rradhës edhe në këtë transfertë.

Ndeshja Akademia Pandev-Shkëndija zhvillohet të dielën në stadiumin e Akademisë Pandev me fillim në orën 13:00, ndërsa  do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit në Youtube.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME