Press: Akrapoviq dhe Hasani optimizëm dhe kujdes

No image
Shkëndija kërkon play-offin e Liga Evropës dhe kjo mund të arrihet nëse ekipi përsërit performansat paraprake. Bruno Akrapoviq dhe Ferhan Hasni në press konferencën zyrtare para ndeshjes së kthimit si zakonisht kanë folur me optimizëm, mirëpo pa eufori duke cekur se Mllada Boleslav është skuadër shumë cilësore.
 all-vMlada
Hisoria që ‘kuqezinjtë’ shkruajnë në Evropë këtë verë mund të thellohet nëse ekipi arrin kualifikim në play-offin e Liga Evropës. Me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë në Shkup, Shkëndija të enjtet përballet me Mllada Boleslavin e Çekisë në takimin e kthimit të raundit të tretë eliminator të Liga Evropës. Një ditë para ndeshjes si zakonisht para stërvitjes së fundit zhvillohet edhe takimi zyrtar me mediat, në të cilën edhe një herë shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë shprehur bindjen e tyre se ky ekip është i denjë për një tjetër hap të madh në skenën ndërkombëtare.
 bruno-vMlada
“Na pret një ndeshje e vështirë, ndeshje intenzive dhe në këtë jam i sigurtë pasi kemi parë në pjesën e parë sa ishte e vëshitrë të gjendemi me një rival të tillë të mirë. Kështu që kemi punuar shumë në drejtim të eliminimit të gabimeve tona dhe mos i përsërisim. Mendoj se kemi analizuar mirë ndeshjen e kaluar me ne dhe takimin e fundit që Mllada Boleslav zhvilloi me Liberecin, kështu që mendoj se do të na ndihmojë shumë kjo gjë. Për ndeshjen e nesërme jemi maksimalishtë të koncentruar, kishim udhëtim shumë të mirë, moti këtu është ideal për lojë, jo vapë si te ne. Kështu që mendoj se mund të presim ndeshje të mirë“, deklaroi trajneri Bruno Akrapoviq.
 buba-vMlada
“Jemi këtu për të zhvilluar ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jetë ndeshje e vëshitrë sidomos nëse luajmë si në pjesën e parë në Shkup. E dijmë se do të ketë shumë vështirësi edhe pse kemi rezultat 2:0 nga ndeshja e parë, por është mirë që jemi në favor. Shpresoj se me angazhim maksimal të gjithë lojtarëve do të kalojmë këtë raund. Por them atë që kam thënë gjithmonë se ne duhet të tregojmë se jemi ekip kualitativ që dijnë të luajnë edhe në ndeshje Evropiane. Besoj se nesër me rezultat pozitiv mund të kalojmë edhe këtë raund“, u shpreh kapiteni Ferhan Hasani.

Takimi Mllada Boleslav-Shkëndija luhet të enjten të stadiumin ‘Mestsky’ me fillim në orën 19:00.