Pjesa e dytë në Shkup, model për të eliminuar Mllada Boleslavin

No image
Paraqitja impresive në pjesën e dytë të takimit të parë me Mllada Boleslavin të fituar 2:0 nga ‘kuqezintë’ do të jetë modeli që futbollistët e Shkëndijës do të këkrojnë të performojnë në ndeshjen e kthimit në Çeki, ku pretendojnë të avansojnë në play-off të Liga Evropës. 
Skuadra ‘kuqezi’ tani më e akomoduar në Mllada Boleslav në tokën çeke është duke u përgatitur për takimin e kthimit të xhiros së tretë të eliminatoreve të Liga Evropës. Shkëndija fitoi 2:0 ndeshjen e parë në Shkup dhe tani në transfertë do të mundohet të ruajë këtë epërsi për të kapur kualifikimin historik në Play-Off të Liga Evropës. Ekipi sot në mbrëmje do të ketë stërvitjen zyrtare në stadiumin ‘Mestsky’, ndërsa në mesditë ekipi kishte takim brifing me gazetarët në të cilin të pranishëm ishin ndihmës trajneri Erhan Selimi dhe futbollistët Ibraimi, Zhunior, Demiri dhe Radeski. Në të njëjtin edhe një herë u potencua optimizmi i të gjithëve për rezultat pozitiv, mirëpo në të njëjtën kohë kujdes dhe seriozitet pasi përballë do të jetë ekipi kualitativ i Mllada Boleslav.
Në videon në vazhdim mund të ndiqni pronocnimin e futbollistëve para ndeshjes të së enjtes.