Pesë lojtarë të Shkëndijës thirren nga përfaqësuesja e vendit

No image

Hasani, Bejtullai, Doriev, Zahov dhe Stojanovski marrin ftesë për ndeshjen miqësore Arabia Saudite-Maqedoni e Veriut.

Përfaqësuesja e vendit më 22 tetor në Abu Dabi të Emirateve të bashkuara do të ndeshet me Arabinë Saudite në një ndeshje kontrolluese ku arabët përgatiten për pjesëmarrjen e tyre në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Duke ditur se bëhet fjalë për orar jashta termineve zyrtare të FIFA-s, Maqedonia e Veriut në këtë ndeshje do të paraqitet vetëm me futbollistë nga kampionati vendor (me vetëm dy-tre përjashtime)

Duke parë ecurinë e skuadrës në kupat e Evropës, si dhe në 10-të xhirot e para të kampionatit dhe Kupës, seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski ka grumbulluar pesë futbollistë të Shkëndijës për këtë ndeshje.

Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai, Ljupço Doriev, Kostadin Zahov dhe Vllatko Stojanovski janë gjetur në listën e futbollistëve që do të konkurojnë për lojë në takimin Arabia Saudite-Maqedoni e Veriut.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME