Pas tre ditëve të lira kuqezinjtë kthehen në stërvitje

No image

Pauzën e kampionatit shkaku i miqësores së përfaqësueses me Arabinë Saudite nuk do ta mbulojmë me test, pasi në kontrolluesen e fundit me Gostivarin tre lojtarë të Shkëndijës mbetën të dëmtuar. 

Futbollistët kuqezi pasditën e sotme kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore pas duelit me Rabotniçkin. Trajneri Qatip Osmani pas triumfit 4:2 në Shkup të shtunën e shkuar vendosi tu jepte futbollistëve tre ditë të lira, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se fundjava që vjen nuk do të ketë futboll elitar shkaku i ndeshjes miqësore të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut përballë Arabisë Saudite në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. 

Stafi teknin do të shfrytëzojë pauzën e kampionatit për të përgatitur ekipin sa më mirë për të hyrë në segmentin e fundit të 6 ndeshjeve të gjysmësezonit vjeshtor. Edhe përkundër mungesës së 4 futbollistëve (Hasani, Bejtullai, Doriev dhe Stojanovski) dhe një portieri (Zahov) shkaku i angazhimeve me përfaqësuesen, skuadra ka numër të mjaftueshëm të futbollistëve të ri që kyçen në punën e ekipit të parë. 

Procesi parasheh nivel të përgatitjes fizike dhe tekniko-taktike në korrelacion me idetë dhe strategjitë që stafi teknik i planifikon bazuar në kundërshtarët e ardhshëm. 

Nuk parashihet ndeshje kontrolluese

Stafi teknik ka vendosur që mos të ketë ndeshje kontrolluese gjatë kësaj pauze të kampionatit. Përvoja e keqe nga pauza e fundit ndërkombëtare, kur pas miqësores me Gostivarin kuqezinjtë dolën me tre futbollistë të lënduar (Nafiu, Dita e Murati), ka bërë që trajneri Osmani fundjavën ta kalojë vetëm me seanca stërvitore. Skuadra deri të dielën do të zhvillojë nga një stërvitje në ditë. 

Ndeshja e rradhës luhet më 26 tetor në Shkup kundër Skopjes. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME