Partizani, prova gjenerale para ndeshjeve evropiane

No image

Shkëndija të mërkurën në Pogradec të Shqipërisë përballet me Partizanin e Tiranës në ndeshjen e fundit kontrolluese të fazës përgatitore. 

Kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitje intensive dy ditët e fundit në Pogradec të Shqipërisë, ku nesër do të luajmë ndeshje testuese me Partizanin e Tiranës. Kjo do të jetë ndeshja e pestë dhe e fundit në kuadër të fazës përgatitore verore para praqitjes në eliminatoret e UEFA Conference League, ku përballë do të kemi ekipin Noah nga Armenia. Shkëndija në katër ndeshjet testuese paraprake u ndesh me Tikveshin (1:0), Tiranën (1:0), Llapin (0:2) dhe Dritën e Gjilanit (4:0), ndërsa nesër ndaj Partizanit trajneri Jeton Beqiri pritet të provojë variantet e fundit para takimeve evropiane. 

Dueli Shkëndija-Partizani luhet nesër (e mërkurë) në stadiumin e qytetit në Pogradec, me fillim në orën 17:00. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT