Pa eufori por me përkushtim pritet Vardari

No image

Futbollistët ‘kuqezi’ të shtunën kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para derbit të xhiros së 11-të të dielën me Vardarin në Tetovë. Mbështetja e publikut ka vlerë kapitale, ndërsa lojtarët pa eufori premtojnë mbi 100% nga mundësitë e tyre.

4

Shkëndija është gati për derbin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë. Stafi teknik në seancën e fundit stërvitore ka kërkuar nga futbollistët të eliminojnë lëshimet e fundit që shfaqen në lojë, duke insistuar në koncentrim maksimal në realizimin e detyrave gjatë 90-të minutave. Për shkak të lëndimeve jashta kombinimit mbeten Totre dhe Radeski, ndërsa Juffo është rikuperuar dhe do të nisë ndeshjen nga pankina. Gjithë tjerët duken të karikuar për të dhënë më të mirën nga vetja, të vetëdijshëm se çka sjell fitorja në këtë përballje. Lojtarët presin mbështetje të madhe nga tribunat, ndërsa në mes vete potencojnë se nuk duhet të bien në ndikim të euforisë që mbizotëron në mesin e tifozëve.

Përballja Shkëndija-Vardari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:30.