Osmani: Vështirë ndaj rivalit defanziv në fushë joadekuate

No image

Shkëndija nuk shkoi përtej barazimit 0:0 në takimin me Skopjen në Shkup në kuadër të xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë edhe pse kuqezinjtë sulmuan dhe kërkuan gjithë kohën tre pikët. Shanset para portës vendase nuk munguan, mirëpo kur nuk arrin të shënosh maksimumi që mund të marrësh mbetet barazimi pa gola. Trajneri Osmani potencon se pikërisht fitorja ishte objektiv i kuqezinjëve, por në mot me erë dhe terren të papërshtatshëm për lojë mbase edhe barazimi është i pranueshëm në raport me epërsinë që ka krijuar skuadra në krye të renditjes.
Neve nuk na konvenon një fushë si kjo e Skopjes, posaçërisht kur kundërshtari luan mbyllur dhe ne në pjesën e parë nuk gjetëm mënyrë të depërtojmë. Pastaj në pjesën e dytë nëse llogarisim faktin që luajtëm me një lojtar më pak, duhet të jemi të kënaqur edhe me barazimin, megjithëse duhet potencuar se Shkëndija është skuadër profesionistë dhe deri në fund do të vazhdojë të luajë në çdo ndeshje për fitore”, shprehet trajneri Qatip Osmani.