Opnioni i trajnerit pas triumfit me Pelisterin

No image

Fitorja e pestë në 7-të ndeshje kampionale dhe e treta me rradhë vlerësohet me nota pozitive nga stafi teknik i kuqezinjëve.    

• “Kundërshtari u mundua të bënte gjithçka dhe na e bëri të vështirë”
• “Pas negativës, ekipi reagoi mirë dhe morëm atë që edhe e donim”
• “Nga Tottenham te Pelisteri janë momente që duhet kaluar dhe ne e bëmë”

Shkëndija shkëputet në kreun e tabelës pas 7-të xhirove në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut. Fitorja 3:1 ndaj Pelisterit ishte e pesta në kampionat, krahas edhe të dy barazimeve, me kuqezinjtë që mbeten ekipi i vetëm pa disfatë në këto xhiro të zhvilluara. Sot në Manastir triufmi erdhi me përmbysje pasi Pelisteri avansoi me penaltinë e Tanushevit në minutën e 5-të, ndërsa Ahmedi (23’), Doriev (69’) dhe Ibraimi nga penaltia (86’) kthyen gjërat në favorin tonë dhe tashmë shofim veten lider me katër pikë larg vendit të dytë.

Ernest Gjoka: “Për hirë të vërtetës kjo nuk ishte një ndeshje e lehtë, kundërshtari u mundua të bënte gjithçka dhe na e bëri të vështirë. Ndërkohë që edhe ndeshja filloi me gol të shpejtë për vendasit. Po na bëhet si sëmundje që këto minutat e para ne duhet t’i rikuperojmë dhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm, shumë më të përqendruar. Por gjithsesi ekipi reagoi mirë dhe arritëm të merrnim atë që donim. Mendoj se këto janë ndeshje pozitive, skuadra po ngrihet dhe po jep maksimumin.

Ernest Gjoka: “Nga Tottenham te Pelisteri janë momente që duhet kaluar. Mendoj se grupi po jep maksimumin çdo ditë, po punon, po kthehet aty ku duhet dhe gradualisht merr frutet e kësaj. Gjithçka është meritë e këtyre djemve”.Ernest Gjoka: “Mendoj se të tre golat ishin secili më i bukur se tjetri, sepse edhe penaltia erdhi nga një aksion model. Të tre golat ishin ato që ne kërkojmë dhe vazhdojmë t’u themi futbollistëve”. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME