Opnioni i trajnerit pas triumfit me A. Pandev

No image


Ernest Gjoka komplimenton skuadrën për triumfin e 11-të sezonal, pasi kuqezinjtë menaxhuan të fitojnë 1:0 Akademia Pandevin.   

• “Gjitha transfertat janë të vështira, sidomos ndaj A. Pandev”

• “Djemtë dhanë maksimumin dhe me përqëndrim triumfuam”

• “Skuadra është në moment të mirë, ta mbyllim kështu me Pelisterin”

https://youtu.be/wY1Nu0FrZ3c

Shkëndija shkëputet në kreun e tabelës në gjashtë pikë para ndjekësve Shkupit dhe Makedonija Gjorçe Petrov, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u mbyllur gjysmësezoni vjeshtor. Një gol i Dashmir Elezit në minutën e 53-të na ka dhënë fitoren 1:0 në transfertën me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë 17-të ndeshje kampionale nuk njohin disfatën, ndërsa fitojnë për të katërtën përballje me rradhë pa gol të pranuar (Makedonija Gj.P. 5:0, Boreci 0:2, Bellasica 2:0 dhe Akademia Pandev 0:1).

Ernest Gjoka: “Transfertat të gjitha janë të vështira dhe sidomos ndaj Akademisë që pavarësisht nga vendi ku është në renditje, ka lojtarë cilësorë dhe është një skuadër serioze. Mendoj që futbollistët vazhdojnë po japin maksimumin, janë shumë të përgjegjshëm dhe unë gjej rastin t’i falemenderoj për shpirtin e garës, për përqendrimin edhe pse janë në lodhje dhe lodhja është shumë e madhe. Por gjithsesi unë mendoj që sot në të dyja fazat, si në fazën e mbrojtjes, ashtu edhe në fazën e sulmit ishim konkret. Ishim të përqendruar dhe me shumë durim e përqendrim arritëm deri te fitorja..

Ernest Gjoka: “Ky është një moment i mirë i skuadrës edhe në aspektin psiqik, por edhe në atë fizik kur skuadra në këtë fazë të kampionatit menaxhon të fitojë katër ndeshje të njëpasnjëshme pa gol të pranuar.Gara është e tillë, kështu që duhet pranuar si është. Por sot mbi të gjitha nuk duhet ta lëmë pa e prekur faktin se kemi luajtur në një kompleks shumë të mirë dhe mendoj se edhe loja, prodhimtaria e lojës dhe posedimi i topit lind edhe nga fusha që kishim. Neve na pret edhe ndeshja e fundit e këtij viti dhe duhet ta mbyllim me sukses, të jemi akoma më të përqendruar dhe ta menaxhojmë edhe atë lojë.

Ernest Gjoka: “Jam shumë i kënaqur me Dashmir Elezin edhe pse Dashit po i ngjitemi në qafë një çik më shumë, po e lëmë më shumë minuta sepse ka kaluar lodhjen, por edhe nga momenti i lojtarëve tanë që kemi pasur të dëmtuar. Dashi (Elezi) po ecën mirë, duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse është një filiz. Po e rritëm mirë, do bëhet një pemë me shumë kokra, po e rritëm keq, do ta prishim dhe do ta humbim si lojtarë. Kështu që në këtë moment është shumë mirë, ekipi e don shumë, djali punon shumë, është shumë serioz dhe unë këtu gjej rastin ta falemenderoj edhe për ndihmën që na ka dhënë në ndeshjet e fundit.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME