Opinioni i trajnerit pas ndeshjes me Makedonija Gj.P.

No image

Pas barazimit 1:1 me Makedonija Gj.P. në kuadër të xhiros së tretë në LPFMV, trajneri Qatip Osmani nuk ka fshehur zhgënjimin e mungesës së fitores. Përkundër dominimit dhe shanseve të shumta në pjesën e parë, kundërshtari avansoi me Karvaljon në goditjen e parë drejt portës, ndërsa barazimin e solli mbrojtësi Egzon Bejtullai. Mungesa e reagimit në pjesën e dytë brengos stafin teknik që vazhdon të mos gjejë zgjidhjen për mos efikasitetin e fazës ofenzive.