Operohet Radeski, rrikthehet për 4-6 javë

No image

Sulmuesi ‘kuqezi’ është operuar me sukses të enjten në Shkup dhe tani më ka nisur fazën e rikuperimit që do të zgjasë prej 4 deri në 6 javë. Radeski pritet të jetë i gatshëm në start të fazës përgatitore më 8 janar të vitit të ardhshëm.

 

Marjan Radeski ashtu si që ishte planifikuar ka realizuar intervenim kirurgjik të ijëve (preponat). Operacioni është kryer me sukses dhe pasi ka qëndruar një ditë në spital, sulmuesi është lëshuar në kurim shtëpiak. Rehabilitimi do të zgjasë prej 4 deri më 6 javë, që nënkupton se ai do të jetë i gatshëm për startin e përgatitjeve. Radeski një periudhë ankohej në dhimbje, mirëpo vendoi të shtyjë intervenimin për të qenë i gatshëm të ndihmojë në fund të gjysmëstinorit vjeshtor.

radeski_featured

Në bashkëpunim me stafin teknik dhe ekipin mjekësor qëllimisht u zgjodh kjo periudhë për të kryer operacionin për të shfrytëzuar pushimin dimëror për rehabilitim. Shkëndija përgatitjet dimërore i nis më 8 janar 2017 dhe pritet që deri atëherë Marjan Radeski të jetë 100% i gatshëm.