Nuhiu me stafin e tij nisin punën, në stërvitje edhe Adili

No image

Stafi i ri teknik u Shkëndijës në krye me Ardian Nuhiun kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në të cilën mori pjesë edhe mbrojtësi i ri Mevlan Adili. 

Kuqezinjtë hapin një faqe të re, duke nisur punën me stafin e ri teknik. Trajneri Ardian Nuhiu, me ndihmësit e tij Muharrem Bajrami, Andi Kullo, Ivan Jovanovski dhe Seladin Mustafi kishin takimin e parë me futbollistët. Shefi i stafit teknik, Nuhiu njoftoi skuadrën për pritjet në sezonin e ri, shpalosi planin e punës, ndërsa u bëri qartë me dije se në kërkim të realizimit të objektivave të klubit do të kërkohet punë maksimale dhe disiplinë e rreptë. 

Menjëherë pas mbledhjes ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e stafit të ri teknik. Në seancën e sotme ishte edhe mbrojtësi Mevlan Adili, i cili vetëm pak orë më parë firmosi me kuqezinjtë. 

Skuadra do të vazhdojë me nga dy seanca stërvitore edhe të mërkurën e të enjten, derisa e premtja është paraparë për pushim. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME