Noah nga Armenia rival i kuqezinjëve në UEFA Conference League

No image

Shkëndija më 11 korrik do të luajë si mysafire me përfaqësuesin e Armenisë, FC Noah, derisa më 18 korrik në Shkup zhvillojmë ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të UEFA Conference League. 

Sot në selinë e UEFA-së Nyon të Zvicrës, mes tjerash u hodh shorti edhe për xhiron e parë eliminatore të UEFA Conference League, ndërsa Shkëndija në daljen e 13-të në Evropë ka mësuar emrin e kundërshtarit të 28 në përballjet evropiane. 

FC Noah nga qyteti Armavir i Armenisë është rivali ynë për startin e edicionit të ri të eliminatoreve të Conference League. Ekipi i formuar në vitin 2017 me emrin FC Artsakh e më vonë i riemëruar në FC Noah këtë vit do të luajë për herë të tretë në Kupat e Evropës, pasi sezonin e shkuar e mbylli në pozitën e 2-të në Premier Ligën e Armenisë. 

Ndeshja e parë luhet në Armeni më 11 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit në Shkup në program do të jetë për datën 18 korrik. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT