Njoftim për publikun: Transmetimi i ndeshjeve të raundit të parë eliminator të Conference League

No image

KF Shkëndija ka kënaqësinë të njoftojë për arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme me Radio Televizionin e Maqedonisë (MTV) dhe klubin Noah nga Armenia për transmetimin e drejtpërdrejtë të dy ndeshjeve të raundit të parë eliminator të UEFA Conference League.

Ndeshja e parë do të luhet më 11 korrik në Armeni, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 korrik në Shkup, duke filluar nga ora 20:00. Të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në MTV, duke ju mundësuar tifozëve tanë të përjetojnë emocionet e këtyre sfidave të rëndësishme në UEFA Conference League.

Kjo marrëveshje u arrit falë insistimit dhe përkushtimit të KF Shkëndija për t’u siguruar që tifozët tanë të kenë mundësinë të ndjekin ekipin e tyre të zemrës në çdo hap të këtij udhëtimi evropian. Ne falënderojmë sinqerisht MTV dhe palën armene për mirëkuptimin dhe pranimin e propozimit tonë.

Me këtë, KF Shkëndija përmes MTV ju mundëson të gjithë tifozëve dhe ndjekësve të klubit që të ndjekin drejtpërdrejt edhe ndeshjen e parë që do të luhet më 11 korrik në Armeni. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT