
Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs MLADA BOLESLAV në kuadër të xhiros së tretë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 28.07.2016 në Shkup, paraprakisht të konfirmojnë ardhjen e tyre me kërkesë për akreditim në emailin zyrtar: info@kfshkëndija.com.
Gjithë kjo bëhet në suaza të angazhimeve të KF Shkëndija për organizimin e mirëfilltë të këtij takimi. Kërkesat për akreditim mund t’i parashtroni më së voni deri në orën 15:00 të datës 26.07.2016 (e martë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim.
P.S. Për shkak të interesit të madh, KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!
Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.
Leave us a reply