Nga e hëna në shitje biletat për ndeshjen me Krakovian

No image

Nga dita e hënë në shitje do të jenë biletat për ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Liga Evropës, ndërmjet Shkëndijës dhe Krakovias nga Polonia që do të luhet më 30 qershor në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ me fillim në orën 21:00.

Biletat do të jenë me çmim prej 200 denarëve, ndërsa mund të gjenden në FANSHOP-in zyrtar të KF Shkëndija në qendër të Tetovës, në  Shkup tek Jugoton në qendrën tregtare kati i I-rë, përmes rrjetit mktickets.mk online duke filluar nga e hëna në orën 12:00, si dhe ditën e ndeshjes në pikat e shitjes së stadiumit ‘Filipi i Dytë’. Duke dashur të shmangen pritjet e gjata dhe rëmuja të panevojshme para stadiumit, apelohet që secilli tifoz prej më parë të pajiset me biletë.

UEFA EUROPA LEAGUE 1st QUALIFYING ROUND 

KF Shkëndija vs MKS Cracovia
Në pikat shitëse të MkTickets nga 27.06.2016, 12:00 PM
Çmimi i biletës: 200 MKD

Pikat shitëse:
– KF Shkëndija FANSHOP, Tetovë
– Jugoton QT kati I-rë, Shkup
– Online përmes mktickets.mk
– Ditën e ndeshjes biletaria e stadiumit ‘Philip II’

#beinthatnumber: http://bit.ly/28WTZi7

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.