Kuqezinjtë janë kthyer me fitore nga ndeshja në transfertë kundër Skopjes, me dy gola të bukur të brazilianit Mensalao dhe Adenis Shalës. Nga ana tjetër vija mbrojtëse e kuqezinjve e kishte nën kontroll gjithë ndeshjen duke mos i lejuar kundërshtarit të kërcënojë më seriozisht portën e Shkëndijës.
Neziri: “Fitorja ishte e merituar, e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave. Në pjesën e parë, ngjashëm si edhe në të dytën, nuk i lejuam kundërshtarit të bëjë asnjë rast, edhe përkundër faktit që fusha ishte në gjendje të keqe. Edhe përkundër kushteve të rënda, ne arritëm të marrim fitore të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit”.
Neziri: “Në këtë rast mbrojtja ka më shumë punë. Kundërshtari priste vetëm goditjet standarde, goditjet nga këndi dhe goditjet e dënimit rreth portës. Ajo ishte e vetmja mënyrë e tyre për të rrezikuar portën tonë. Mirëpo ne ia dolëm mirë dhe nuk i lejuam kundërshtarit të shënojë prej goditjeve standarde”.
Neziri: “Kjo fitore do të na ndihmojë shumë pasi që këto dy javë do të jemi më të qetë psikologjikisht. Do të kemi kohë të përgatitemi mirë për vazhdimësinë e kampionatit. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe do të kërkojmë fitoret deri në fund”.