
Stërvitjet në Slloveni janë në përfundim dhe nesër kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e fundit miqësore. Në testin e fundit në kuadër të qëndrimit në Slloveni kuqezinjtë do të përballen me kampionët kroatë të Dinamo Zagrebit.
Me këtë ndeshje përmbyllet faza e dytë e përgatitjeve, ndërsa të hënën skuadra do të kthehet në Tetovë për të vazhduar me përgatitjet për ndeshjet eliminatore të UEFA Ligës së Konferencës.
Ndeshja luhet nesër me fillim në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në YouTube.
Detajet e ndeshjes:
E diel, 26 qershor 2022
Ndeshje miqësore
🆚 Dinamo Zagreb | ⏱ 18:00 | 📺 Shkëndija Channel YouTube
