Ndërpritet bashkëpunimi me tre argjentinasit

No image

Parrino, Haberkorn dhe Menendez nuk janë më pjesë e Shkëndijës. Drejtuesit dhe lojtarët argjentinas kanë vendosur të ndajnë rrugët për shkak të akomodimit të ngadaltë dhe mos gjetjes së vetes në skuadër.

 Shkëndija ndërpret parakohe kontratat me tre futbollistët argjentinas Elian Parrino, Nikolas Haberkorn dhe Gonzalo Menendez. Ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme, ndërsa vendimtar ka qenë fakti se futbollistët nuk kanë gjetur veten në skuadër dhe pretendojnë të kthehen në vendlindjen e tyre për të gjetur klube ku do të mund të luajnë rregullisht. Pas bisedimeve konstruktive kryesia dhe futbollistët kanë ardhur në përfundim se ndarja është zgjidhje më e mirë për të dyja palët dhe Shkëndija len të lirë tre argjentinasit dhe i falënderon për kontributin e dhënë në periudhën e kaluar, duke u dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.