Ndërpritet bashkëpunimi me trajnerin Bruno Akrapoviq!

No image

KF Shkëndija njofton se trajneri Akrapoviq nuk do të jetë më shef i stafit teknik të kuqezinjve, pasi me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi. Klubi dhe tekniku Akrapoviq kanë konsideruar se ndërprerja e bashkëpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.

Me këtë rast, KF Shkëndija falënderon trajnerin Akrapoviq për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij si trajner.

TË NGJASHME