Ndërpritet bashkëpunimi me Rubin Hebajn!

No image

KF Shkëndija njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Rubin Hebaj. Sulmuesi Hebaj nuk do të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa marrëveshja për ndërprerjen e bashkëpunimit ka qenë e dyanshme.
Rikujtojmë që Hebaj skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar të këtij viti dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
KF Shkëndija e falënderon Rubinin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME