Ndërpritet bashkëpunimi me mesfushorin Kamer Qaka

No image

KF Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve.
Rikujtojmë që Kamer Qaka skuadrës sonë iu bashkëngjit në muajin janar vitit 2021, dhe me Shkëndijën e fitoi titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut.
KF Shkëndija e falënderon Kamer Qakën për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME