
Shkëndija dhe Mevlan Murati vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite tjera. Mbrojtësi i djathtë sezonin e fundit luajti si huazim te skuadra e Shkupit, ndërsa performansat e shkëlqyeshme bënë që të bëhet pjesë e rëndësishme e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë me të cilët janë në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian për të rinjë. Duke ditur se kontrata e Muratit skadonte në fund të këtij muaji dhe skuadra të ndryshme nga vendi dhe jashtë kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, drejtuesit shprehën dëshirën për rinovim të kontratës. Bisedimet ndërmjet futbollistit dhe klubit kanë zgjatur shumë pak, pasi dy palët gjetën akordin për kontratë të re dy vjeçare. Kështu Mevlan Murati edhe zyrtarisht ka firmosur me Shkëndijën, deri në qershor të vitit 2018.
Leave us a reply