Mllada e fortë, por Shkëndija beson në tjetër sukses

No image
‘Kuqezinjtë’ të enjten do të kenë sfidën më të vështirë evropiane deri tani, pasi analizat tregojnë se Mllada Boleslav është më cilësore se rivalët paraprak Krakovia dhe Neftchi. Gjithsesi trajneri Akrapoviq dhe kapiteni Hasani para mediave janë shprehur optimist se ‘kuqezinjtë’ do të luftojnë për një tjetër rezultat historik.
1
Shkëndija të enjten do të ketë tjetër duel historik kur në kuadër të raundit të tretë eliminator të Liga Evropës përballen me Mllada Boleslavin e Çekisë. Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në Shkup dhe ‘kuqezinjtë’ pretendojnë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në transfertë. Në takimin me gazetarë shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani kanë thirur në kujdes maksimal pasi rivali është shumë cilësor, mirëpo në të njëjtën kohë kanë premtuar si deri tani maksimumin në kërkim të një rezultati historik.
6
“Na pret ndeshja e rradhës kundër Mllada Boleslavit e cila do të jetë aq e vështirë si ndeshjet paraprake. Kemi analizuar, kemi punuar disa gjëra në stërvitje, kemi analizuar kundërshtarin, do të shikojmë edhe disa video materiale. Do të jetë më rëndë se sa kundërshtarët tjerë që kishim, pasi ata kyçen direkt në raundin e tretë dhe vetë kjo flet se sa e fortë është kjo skuadër, sa kanë rejting kështu që askush nuk guxon të mendojë se kemi kundërshtar të lehtë. Përkundrazi do të jetë një prej rivalëve më të vështirë deri tani dhe dua që ekipi im në këto ndeshje të hyjë me koncentrim si që kemi hyrë në çdo ndeshje prej fillimi. Të punojmë në atë drejtim pasi që koncentrimi do të jetë kyç në këto ndeshje dhe ata gjëra që i punojmë në stërvitje t’i bartim në ndeshje dhe mendoj se mund të shikojmë me optimizëm këtë ndeshje”, u shpreh shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq.
4
“Është kënaqësi të gjendemi sërish këtu para jush dhe për këtë meritor janë sukseset tona. Të them të drejtën të gjithë flasin se ne kemi bërë histori, mirëpo unë dhe shokët e skuadrës mendojmë se historia do të shihet pasi të përfundojmë garat në Evropë. Jemi në rrugë të mirë dhe mund të arrijmë edhe më lartë. Sa i përket ndeshjes me Mllada Boleslav jemi të përgatitur maksimalisht, e dijmë se do të jetë ndeshje shumë e vështirë për tu ballafaquar me një kundërshtar të fortë, por ne jemi të vetëdijshëm se mund të kalojmë edhe këtë raund. Normal kemi parë edhe disa video të kundërshtarit, kanë anët e tyre pozitive, por edhe anët negative. Unë me bashkëlojtarët besojmë se me angazhim maksimal të të gjithë lojtarëve dhe realizim të detyrave që do na japë stafi teknik, mund të bëjmë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë”, deklaroi kapiteni Ferhan Hasani.
Shkëndija sonte në orën 20:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore, ndërsa nga ora 19:00 do të stërvitet ekipi i Mllada Boleslavit.

Përballja Shkëndija-Mllada Boleslav luhet të enjten në Shkup, me fillim në orën 20:00.

 

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.