Milano U 19 ndal serinë e fitoreve të Shkëndijës

No image

Shpresat e Shkëndijës ndalen me barazim 1:1 nga moshatarët e tyre të Milanos në Kumanovë. Barazimi i dytë në 10-të xhiro mban kuqezinjtë lider me 5 pikë larg vendit të dytë.

Edhe pse shkuan për fitore, shpresat e Shkëndijës duhej të shmangin humbjen në në minutat e fundit me Milanon që kishte epërsi 1:0 deri në minutën e 85-të. Takimi nuk shkoi ashtu si donin djemtë e trajnerit Bekim Osmani dhe pak para fundit të pjesës së parë Gentian Pajaziti realizoi për epërsi 1:0 të Milanos. Fraksioni i dytë kaloi me insistime të futbollistëve të Shkëndijës që u vunë në kërkim të përmbysjes, mirëpo deri në fund e vetmja që arritën të bëjnë ishte goli i barazimit. Ensar Luma në minutën e 85-të shënoi në rrjetën vendase për barazim 1:1, ndërsa minutat e fundit rezultuan të pamjaftueshme për të gjetur golin e fitores. Kështu Shkëndija U 19 regjistron barazimin e dytë në këtë sezon, ku nuk njeh disfatën, ndërsa numërojnë 7-të fitore. Me 23 pikë kuqezinjtë janë liderë të renditjes, 5 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Vardari.

LEXO: Shkëndija U18 mund minimalisht Milanon

MILANO U19 – SHKËNDIJA U19 1:1 (1:0)
Golashënues: 1:0 Pajaziti 43’, 1:1 Luma 85’
SHKËNDIJA U19: Iljazi, Aliti, Mislimi, Ramadani, Beqiri, Osmani, Luma, Rexhepi, Rasimi, Sherifi, Ajruli.
Luajti edhe: Loki.
Trajner: Bekim Osmani