Metalurgu barriera e rradhës për ‘kuqezinjtë’

No image

Shkëndija të dielën përballet me Metalurgun në Shkup në takimin e rradhës kampional në të cilin ekipi kërkon vazhdimësi të serisë pozitive që ka nisur në gjysmëstinorin pranveror. Shkëndija është në seri prej 4 fitoreve të njëpasnjëshme pa gol të pranuar.

Ekipi i fundit në renditje Metalurgu është kundërshtar i rradhës për Shkëndijën, në luftën për grumbullim të pikëve në udhëtimin kampional për realizim të synimit për titullin e kampionit. Xhiroja e 22-të nxjer Shkëndijën në transfertën në Shkup, mirëpo kjo nuk paraqet ndonjë ndryshim për skuadrën që gjithë kampionatin luan si mysafire si pasojë e punimeve për rikonstruim të stadiumit të qytetit në Tetovë. Skuadra duket e karikuar për suksesin e rradhës, gjithnjë duke shikuar me respekt maksimal Metalurgun, pa marrë parasysh pozitës së tyre të palakmueshme në renditje.

5

“Për ndeshjen me Metalurgun ne jemi përgatitur si për çdo ndeshje tjetër. Shpresojmë të fitojmë tre pikë edhe pse luajmë me një kundërshtar që nuk është në pozitë të mirë, mirëpo ne kemi respekt për ata dhe besoj se me angazhim maksimal të fitojmë tre pikët dhe të dalim fitimtar nga stadiumi“, deklaroi Besir Demiri.

1

Pasi pauzoi në ndeshjen e përsëritur me Mlladost C.D. (takimi i parë u ndërpre shkaku i të reshurave të shiut) për shkak të 5 kartonave të verdhë, në skuadër rrikthehet Besir Demiri, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë (përjashtim Hasani dhe Rech).Përballja Metalurgu-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Maxhari të Shkupit, me fillim në orën 14:00.

4

 

2

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Metalurgun: Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Armend Alimi, Besir Demiri, Artim Pollozhani, Ennur Totre, Stenio Zhunior, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Shefit Shefiti dhe Nderim Nexhipi.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.