Mësojmë rivalët e mundshëm për në Evropë

No image

Kuqezinjtë nesër në shortin në Nyon të Zvicrës do të mësojnë kundërshtarin për xhiron e parë eliminatore të UEFA Conference League.

Velezhi i Mostarit (BeH), Torpedo Kutaisi (Gjeorgji), Malisheva (Kosovë), Noah (Armeni) dhe Isloch Minsk (Bjellorusi) janë rivalët e mundshëm të kuqezinjëve në raundin e parë eliminator të UEFA Conference League. 

Shorti i xhiros së parë do të mbahet nesër (e martë) në selinë e UEFA-së Nyon të Zvicrës, ndërsa Shkëndija në daljen e 13-të në Evropë do të mësojë emrin e kundërshtarit të 28 në përballjet evropiane, pasi deri tani nuk jemi përballur kurrë me asnjërin prej 5 rivalëve të mundshëm. 

subl

SHPËRNDAJE

MË TË REJAT