Medjedoviç dhe Çolak: Jemi këtu për të fituar tituj

No image

Dy përforcimet e reja të Shkëndijës flasin me shumë optimizëm pas firmosjes të kontratave me ekipin ‘kuqezi’, ndërsa pranojnë se kanë ardhur për të ndihmuar ekipin të realizojë ambiciet.

 

Për mesfushorin ofenziv Dino Medjedoviç pritjet me fanellën e Shkëndijës janë të mëdha, pasi ai është i vetëdijshëm se vjen në një skuadër që pretendon kreun.

dino-medjedovic

“Unë këtu pres shumë. Kam dëgjuar se kanë tifozeri të mirë, atmosferë të mirë dhe organizim të mirë. Gjithçka është super këtu, shpresoj që gjërat të ecin mirë dhe për atë kam ardhur këtu për të përparuar dhe klubi të ec përpara. Kështu gjithçka më pëlqen këtu, super është. Unë nuk pres asgjë tjetër veç fitoreve dhe të dalim kampionë“, u shpreh Dino Medjedoviç, duke shtuar më pas disa fjalë në gjuhën shqipe që tregojnë se nuk është gjithçka e panjohur për të: “Të dua Shkëndija”, përfundoi Medjedoviç.jure-colak

Ndërkohë edhe mbrojtësi qendror Jure Çolak shprehet i kënaqur me pritjen që i është bërë në skuadër, ndërsa beson se bashkë me klubin do të realizojë objektivat për të qenë të parët. “Kjo është dita e dytë që jam këtu dhe bashkëlojtarët më kanë pranuar mirë dhe jam i gëzuar që kam ardhur këtu. Shkëndija është klub mjaft i njohur në Gjermani, kam dëgjuar për ambiciet e klubit dhe kam ardhur këtu për të ndihmuar klubin. Ky është një projekt i ri, kam dëgjuar se ndërtohet diçka e re. Unë kam ardhur këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar ekipin. Pres të bëjmë sezon të mirë dhe në fund të jemi të parët“, deklaron Jure Çolak.