Mbrojtësi Mihail Manevski bëhet pjesë e skuadrës kuqezi

No image

Shkëndija angazhon një përforcim mjaft cilësor në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, 22 vjeçarin Mihail Manevski, i cili me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë, me mundësi vazhdimi edhe për 2 vite tjera.


Mihail Manevski së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, ndërsa paraprakisht për dy sezone ka luajtur edhe në ekipin e Akademija Pandevit. Në gjysmësezonin e parë Manevski për Bregallnicën i ka zhvilluar të gjitha 18 xhirot, duke realizuar edhe 6 asiste, ndërsa në të kaluarën ka qenë lojtar standard në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë së Veriut.


“Me kënaqësi e prita momentin e nënshkrimit të kontratës me Shkëndijën. Ishte dëshira dhe insistimi im që të jem pjesë e Shkëndijës, për shkak se Shkëndija është një skuadër e cila vazhdimisht për çdo vit e dominon kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Është skuadra më e mirë në vendin tonë në dekadën e fundit, dhe prandaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për mua të jem pjesë e kësaj skuadre. Ashtu siç kam dëgjuar, Shkëndija krijon një skuadër të re që kërkon të jetë kompetitive dhe të shënojë suksese në garat evropiane, dhe prandaj iu jam falënderues të gjithë atyre që mua ma dhanë këtë mundësi. Jam lojtar që gjithmonë e jap maksimumin nga vetja dhe besoj se me lojërat e mira do ta arsyetoj angazhimin tim në Shkëndijë”, deklaroi Manevski pas nënshkrimit të kontratës.

Manevskit i urojmë shumë fat dhe suksese në fanellën e Shkëndijës!

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME