-
H 3:1
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2022-07-28 20:00
- Shkup
Kuqezinjtë triumfuan edhe në ndeshjen kthyese ndaj ekipit të Valmieras me shifrat 3:1, dhe me rezultatin e përgjithshëm 5:2 kualifikohen në raundin e tretë eliminator të Uefa Ligës së Konferencës, ku do të takohen me skuadrën e AIK-ut nga Stokholmi.
Të dyja skuadrat gjatë gjithë ndeshjes ishin të koncentruara në repartin ofensiv duke krijuar disa raste për të realizuar gol, por skuadra kuqezi ishte më konkrete në sulm duke e dërguar topin tre herë në rrjetën e letonezëve. Fillimisht me kokë shënoi Bejtullai në minutën e 11-të, ndërsa pas barazimit të Valmieras, ishte Doriev ai që në minutën e 33-të ktheu epërsinë e kuqezinjve. Goli i tretë i kuqezinjve ishte vepër e lojtarëve të ri të Shkëndijës, kur Florent Ramadani shënoi pas asistimit nga Dashmir Elezi.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me treshen ofensive Doriev-Shala-Hasani, dhe me Gurin në pozitën e qendërsulmuesit.
XI: Zahov, Murati-Bejtullai-Neziri-Cake, Dita-F.Ramadani, Hasani(c)-Shala-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija që në minutën e 11-të. Hasani kroson nga goditja e lirë, për mrekulli brenda zonës reagon Bejtullai që me kokë dërgon topin në rrjetë (11’).
Barazon rezultatin ekipi mysafir i Valmieras, pasi Murata shënon gol pas një tollovie në 16-metërshin e Shkëndijës (25’).
Shënon një super gol Lupço Doriev që pasi vetë kalon më shumë se gjysmën e stadiumit, kalon dhe një lojtar mbrojtës, futet në zonë dhe me të majtën e tij dërgon topin në këndin e poshtëm të shtyllës së kundërt (33’).
Shala shërbehet me një top, futet në zonë, godet me të djathtën e tij por goditja qendrore përfundon në duart e portierit (38’).
HT: Shkëndija 2:1 Valmiera
Pjesa e dytë fillon me sinjalin e parë që e japin kuqezinjtë. Hasani godet fuqishëm në drejtim të kuadratit, portieri mysafir shfaqet i pasigurtë, topi devijohet deri te Guri që tenton nga një pozicion i vështirë por rezultati mbetet i pandryshuar (48’).
Largohet nga loja Shala, dhe në vend të tij futet në fushë Valmir Nafiu (59’).
Aksion i letonezëve, Gueye godet por nga vija e golit reagon me kokë Bejtullai duke shpëtuar gol të sigurtë (66’).
Në minutën e 71-të del nga fusha e blertë Reshat Ramadani ndërsa vendin e tij e zen Florent Ramadani (71’).
Dy zëvendësime te Shkëndija në minutën e 79-të, largohen nga fusha e lojës Hasani dhe Guri, e në vend të tyre në lojë inkuadrohen Elezi dhe Stojanovski (79’).
Kuqezinjtë shënojnë edhe golin e tretë. Kundërzbritje e shpejtë e lojtarëve të ri të Shkëndijës, Elezi asiston për mrekulli për Florent Ramadanin që me goditje të fortë dhe precize mposht portierin letonez (85’).
FT: Shkëndija 3:1 Valmiera
Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Neziri, Cake, Dita, R.Ramadani (F. Ramadani 71’), Hasani(c) (Elezi 79’), Shala (Nafiu 59’), Doriev, Guri (Stojanovski 79’).
Trajner: Artim Shaqiri.