- ||, 2017/18, UEFA Europa League Q1
- 2017-07-27 18:30
- Vilnius
Shkëndija mundet 2:1 nga Trakai në Vilnius të Lituanisë në ndeshjen e parë të raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Vendasit avansuan që në minutën e parë, Shkëndija humbi shumë raste para se Junior të barazojë pak para pushimit. Në pjesën e dytë gjërat shkuan keq kur fillimisht Maksimov me golin e dytë sjell epërsi për vendasit, ndërsa brenda pak minutave arbitri irlandez largon nga loja me kartona të kuq Juniorin dhe Cuculin. Me 9-të futbollistë në teren disfata minimale ishte maksimumi, para revanshit të enjten e ardhshme.
Ndeshja nisi shumë keq për Shkëndijën që pa veten në disavantazh vetëm pas disa sekondave lojë. Duket se kishte faul ndaj Zahovit në hyrje të zonës, mirëpo pasi koja vazhdoi Maksimov nuk e pati të vështirë të realizojë në portën e zbrazur për epërsi 1:0 të vendasve.
Shkëndija duhej të reagojë dhe shpejtë morri lojën në kontroll. Ibraimi dhe Alimi sollën kanosje serioze drejt portës vendase në minutën e 13-të dhe 14-të, mirëpo goditja e të parit shkoi skaj portës, ndërsa tentimi i Alimit kontrollohet nga portieri vendas. Pak më vonë sërisht kanoset Ibraimi, kur pretendoi prekje të topit me dorë nga vendasit, ndërsa me pritje të mirë shpëtoi portieri Plukas. Shkëndija këtu hyri në rritëm dhe në minutën e 17-të Ibraimi e Hasani zhvillojnë aksion perfekt, por goditja e kapitenit shkoi pak skaj portës. Fati ishte me vendasit në minutën e 34-t kur pas një rëmuje në zonën e Trakait, e djathta e Bejtullait ndalet në shtyllë para se të kontrollohet nga portieri Plukas. Vendasit mundeshin të dyfishojnë në minutën e 38-të kur Maksimov u gjet i vetmuar para Zahovit, mirëpo ky i fundit pret me qetësi. Shpërblimi do të vinte në anën tjetër një minutë më vonë kur Hasani bukur vertikalizon në zonë për Juniorin, me brazilianin që shmang portierin dhe plason në rrjetën e zbrazur për barazim 1:1.
Pak para pauzës Radeski mundesj të sjellë përmbysje, mirëpo tentimi i tij me kokë kontrollohet në vijën e portës nga gardiani vendas Plukas. Shkëndija vazhdoi të tregojë autoritet edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 50-të Alimi lëshoi një predhë të fortë që shkoi disa centimetra mbi portë. Për fat të keq në momentet kur skuadra jonë kishte kontroll të plotë të ngjarjeve në fushë vendasit arrijnë të barazojnë. Harkim në zonën nga e majta, ku Maksimov me kokë realizon për 2:1. Gjërat u përkeqësuan në minutën e 57-të kur në një duel pak më të fortë, Junior ndëshkohet direkt më karton të kuq dhe Shkëndija duhej të luajë me 10-të futbollistë në teren. Kjo nuk ishte e tëra pasi vetëm pesë minuta më vonë arbitri Doyle shumë lehtë ndan kartonin e dytë të verdhë për Cuculin, që len ekipin me dy lojtarë më pak në fushë. Duhej reagim i shpejtë nga pankina dhe trajneri Osmani hodhi në fushë Teqjan në vend të Radeskit, më vonë edhe të Bojkut për Ibraimin. Paraprakisht Ibraimi kishte dy tentime të bllokuara nga goditjet e lira, ndërsa në anën tjetër në minutën e 75-të Zahov duhej të intervenojë në dy kohë pas tentimit të Dorleyt. Deri në fund Shkëndija arriti të mbrohet dhe duket se me 9-të futbollistë në teren disfata minimale ishte maksimumi, para revanshit të enjten e ardhshme.
TRAKAI-SHKËNDIJA 2:1 (1:1)
Stadiumi: “LFF” në Vilnius
Shikues: 4 000<
Arbitër: Neil Doyle (Irlandë)
Arbitra anësorë: Emmet Dynan dhe Dermot Broughton (Irlandë)
Delegat: Ronit Glasman (Izrael)
Golashënues: Maksimov 1’ dhe 52’ (Trakai), ndërsa Junior 39’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Klimavicius, Shyshka (Trakai), ndërsa Cuculi 2, Hasani, Çelikoviç (Shkëndija)
Kartona të kuq: Junior 57’, Cuculi 62’ (Shkëndija)
TRAKAI: Plukas, Vorobjovas, Maksimov, Dorley, Janusevskis, Silenas, Vakili (Traore 84’), Shyshka (Jeriomenko 80’), Klimavicius, Borovskij, Bychenok.
Trajner: Oleg Vasilenko
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Bojku 72’), Hasani (Murati 90’+3′), Totre, Çelikoviç, Radeski (Teqja 64’), Todorovski, Junior.
Trajner: Qatip Osmani