Me titullin e kampionit të siguruar të shtunën në Shkup, kuqezinjtë kanë luajtur baraz pa gola me Sileksin e Kratovës në duelin e xhiros së 33-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Pa imperativin e rezultatit trajneri Osmani në fushë nxori formacion të kombinuar duke vazhduar tu jep shans të luajnë lojtarëve që deri tani kanë patur mundësi, ndërsa në pjesën e dytë debutuan në një ndeshje zyrtare të rinjtë Besart Rexhepi dhe Florent Ramadani. Me brenga serioze për mbijetesë në fraksionin e parë miqtë ishin më kërkues, por pa mundur të rezikojnë më seriozisht Bekim Rexhepin e sigurtë në portë. Në të dytën Shkëndija ishte më aktive dhe humbi disa mundësi për të fituar ndeshjen, megjithëse edhe Sileksi pati shanset e veta sidomos në kohën shtesë kur Rexhepi ndali Georgievin e vetmuar para tij. Në fund barazim 0:0 që u jep dy skuadrave nga një pikë.
PJESA E PARË
Kansoja e parë ishte për miqtë me Dodev që godet ashpër skaj portës. Futbollistët e Sileksit dukeshin të motivuar për lojë dhe kjo ishte e natyrshme bazuar në brengat e tyre për mbijetesë, mirëpo përkundër tentimeve nuk arrinin të rrezikojnë më seriozisht portierin Rexhepi. Shkëndija u kanos me Radeskin dhe A. Ibraimin, ndërsa në minutën e 36-të portieri kuqezi Rexhepi prodhon pritje të bukur pas tentimit me kokë nga Koffi. Në anën tjetër dy minuta më vonë bombë e A. Ibraimit nga gjuajtja e lirë, por pret me vështirësi Efremov që në intervenimin e dytë kontrollon topin para Merxhanit. Deri në fund të pjesës së parë Bojku kishte tre tentime nga distanca, mirëpo në asnjërin rast nuk gjeti kuadrantin.
PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë nisi me një tentim të Beqirit që për pak nuk gjeti portën. Dhjetë minuta më vonë Bojku i afrohet golit me goditje të bukur që shkon pak mbi portë. Në anën tjetër portieri Rexhepi shfaqet me dy super pritje, para se në minutën e 69-të Zejnullai nga afërsia me kokë të çojë topin skaj portës.
Pesë minuta më vonë sërish nga distanca tentin Shefiti që nuk gjen kuadrantin, para se të largohet nga loja për t’i lënë vendin debutuesit 19-të vjeçar Besart Rexhepi. Pak më vonë debutim shënoi edhe 18-të vjeçari Florent Ramadani që zuri vendin e Bojkut.
Shkëndija vazhdoi dominimin dhe loja sulmuese solli dy mundësi për Berishën që asistohej nga Zejnullai e Rexhepi, mirëpo në të dyja rastet pret Efremov. Portieri mysafir më vonë ndali edhe tentimin e Besart Rexhepit që lëvizi bukur në zonën kundërshtare. Në kohën shtesë nga një mundësi në të dyja anët. Fillimisht Rexhepi ndal tentimin e Georgievit, para se Todorovski të godasë ashpër skaj portës.
SHKËNDIJA-SILEKSI 0:0
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 1 500
Arbitër: Dimitar Meçkarovski
Golashënues: /
Kartona të verdhë: Merxhani (Shkëndija), ndërsa Çavolli (Sileksi)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Bejtullai, A. Ibraimi (c), Shefiti (Rexhepi 76′), Radeski, Zejnullai, Bojku (Ramadani 85′), Merxhani, Beqiri (Berisha 65′), Çeshmexhiev, Todorovski.
Trajner: Qatip Osmani
SILEKSI: Efremov, Bllagojeviq (c), Grozdanoski, Georgiev, Jusuf (Rajkoviq 66′), Serafimovski, Koffi (Kocev 46′), Dodev, Ristov (Aleksovski 30′), Janakievski, Çavolli.
Trajner: Dragan Ivanov