-
A 3:1
- Attendance8 767
- ||, UEFA Europa League Q1
- 2018-08-23 20:45
- Trondheim
Kuqezinjtë munden me rezultat 3:1 nga Rosenborgu në Norvegji, në sfidën e parë të play offit të UEFA Europa League, por goli i shënuar në fund të ndeshjes jep shpresë për përmbysje. Vendimtare u tregua pjesa e parë kur Shkëndija nuk realizoi disa mundësi shënimi, ndërsa vendasit treguan nivel të lartë efikasiteti kur realizuan tre herë. Jebali zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa katër minuta më vonë Bendtner shënoi për 2:0. Goli i tretë erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë me autor Levin. Pjesa e dytë solli një Shkëndijë shumë më të karikuar që krijoi shumë dhe në minutën e 76-të sjell super gol me brazilianin Junior për rezultat 3:1. Në minutat e fundit arbitri nuk dha penalti të pastër kur goditja e Ibraimit ndalet me dorë brenda zonës nga futbollisti vendas. Kështu në fund mundemi nga Rosenborgu, por pjesa e dytë jep optimizëm për të synuar përmbysjen në ndeshjen e kthimit më 30 gusht në Shkup.
PJESA E PARË
Ndeshja filloi me kanosje të Shkëndijës kur në minutën e katërt Nafiu asiston për Eminin, goditja e të cilit shkoi skaj portës. Kuqezinjtë nisën në sulm, por vendasit tregojnë efikasitet admirues kur gjejnë dy gola në harkun kohor prej disa minutave. Fillimisht Jebali në të 11-ën sjell parabolë të bukur për epërsi të vendasve. Tre minuta më vonë sërish Jebali tenton portën, mirëpo tani topi shkon skaj kuadrantit. Disa sekonda më vonë pas harkimit nga e djathta, Bendtner me kokë shënon për 2:0. Në të 20-ën kanosemi me Alimin, mirëpo e pamjaftueshme për të befasuar portierin vendas. Portës vendase i’u afruam dy herë në minutën e 25-të, mirëpo fillimisht Junior vonohet disa centimetra, ndërsa pak më vonë e djathta e Adilit shkon skaj shtyllës pingule. Këto ishin minuta të Shkëndijës që imponoi dominim në fushë dhe solli kanosje të rrezikshme me Ibraimin nga gjuatja e lirë, por shpëton portieri Hansen me pritje vendimtare. Fati ishte me vendasit në minutën e 29-të kur e majta e Ibraimit ndalet në shtyllë. Shkëndija dominoi deri në fund të pjesës së parë, mirëpo futbollistët e Rosenborgut vazhduan të manifestojnë efikasitet të lartë kur pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 44-t realizojnë për 3:0.
PJESA E DYTË
Negativa e pjesës së parë impononte lojë edhe më kërkuese në vazhdim të ndeshjes dhe kansojen e parë e solli Alimi në minutën e 52-të por pa mundur të gjejë kuadrantin. Pasuan disa minuta lojë e qetë me kuqezinjtë më insistues, por pa ndryshim. Levi në minutën e 61 sfidon Zahovin që ndal këtë goditje, ndërsa në aksionin e rradhës në anën tjetër Hansen kontrollon tentimin e Eminit. Ky i fundit gjendet në mundësi edhe në minutën e 70-të por nuk arrin asistin e Juniorit. Këto minuta ishin të Eminit, por edhe tentimi i tij i rradhës bllokohet në rivënie nga këndi. Iniciativa e kuqezinjëve duhej të jepte rezultat dhe në minutën e 76-të Junior pasi krijon hapsirë sjell një të djathtë të fortë dhe me gol të bukur zbut shifrat në 3:1. Goli i shënuar motivoi ekipin të riste presionin dhe në minutat e fundit arbitri kryesor dy herë refuzoi të sanksiononte lojë me dorë të vendasve, fillimisht pas tentimit të Micit jashtë zone, ndërsa pak më vonë brenda gjashtëmbëdhejtëmetërshit pas goditjes së Ibraimit. Në fund mundemi 3:1 dhe pas një jave në Shkup synojmë përmbysjen.
ROSENBORG-SHKËNDIJA 3:1 (3:0)
“Lerkendal Stadium” në Trondheim-Norvegji
Shikues: 8 767
Arbitër: Orel Grinfeld (Izrael)
Golashënues: Jebali 11′, Bendtner 15′ dhe Levi 44′ (Rosenborg), ndërsa Junior 76′ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Lundemo(Rosenborg), ndërsa Alimi dhe Bojku (Shkëndija)
ROSENBORG: Hansen, Hedenstad (Reitan 78′), Meling, Reginiussen, Jensen, Konradsen, Bendtner, Hovland, Levi (Helland 68′), Lundemo (Denic 74′), Jebali.
Trajner: Marinus Johannes Coolen
SHKËNDIJA: Zahov, Alimi, Musliu, Ibraimi, Totre, Murati, Junior, Emini (Bojku 78′), Mici, Adili, Nafiu (Selmani 63′).
Trajner: Qatip Osmani