-
H 0:1
- ||, |||, Antalya TC 2021
- 2021-02-06 15:00
- Antalia
Shkëndija ka pësuar disfatë minimale 1:0 në duelin kontrollues me Dinamo Kyiv. Ky ishte testi i fundit, ndërsa të hënën ekipi kthehet në Tetovë.
Kuqezinjtë në testin e fundit kishin përballë rivalin më të fortë jo vetëm në këtë fazë përgatitore, pasi Dinamo Kyiv llogaritet në mesin e skuadrave më të shtrejnta me të cilët jemi ndeshur ndonjëherë. Rekorderët për trofe në Ukrainë ishin skuadra në aktive që në start të ndeshjes dhe vazhdimisht kërkonin iniciativë për të arsyetuar rolin e favoritit, ndërsa përballë gjetën një Shkëndijë të karikuar mirë në mbrotje, që arrinte të neutralizonte sulmet e kundërshtarit. Në kushte të tilla nuk regjistruam ndonjë shans të 100% në pjesën e parë, kryesisht tentime të bllokuara nga tanët, apo goditje nga distanca jashta kuadrantit të portës së Zahovit, ndërsa Doriev solli kanosje serioze kur goditja e fortë e tij ndalet nga portieri ukrainas, Neshcheret.
Në vazhdim Qaka e Nafiu zunë vendin e Zejnullait dhe Elezit. Pjesa e dytë nisi me shans të Rodrigezit në minutën e 49-të, kur godet ashpër skaj portës, ndërsa pak me vonë gabimi i Zahovit nuk shfrytëzohet nga Besedin, goditja e të cilit ndalet mga gardiani ynë. Në minutën e 59-të u kanosëm pas një këndorje, por pa mundur të ndryshojmë rezultatin. Një minutë më vonë Alimi shërbeu mirë pas një goditje dënimi, por vonohen tanët në zonë dhe rasti mbetet pa konkretizim. Rezultati ishte i nivelizuae deri në minutën e 85-të kur Lednev pret mirë në zonë një asist të bukur dhe me goditje vole shënon për epërsi të ukrainasve. Minuta e 89-të solli aksion të mirë të Hebajt dhe Nafiut, por goditja e këtij të fundit kontrollohet nga portieri kundërshtarë, ndërsa në kohën shtesë Zahov me intervenim të sigurtë shpëton portën. Menjëherë pas këtij rasti arbtri tregoi fundin e ndeshjes që fitohet nga Dinamo Kiyv me rezultatin 1:0.
Me këtë përballje Shkëndija mbyll ciklin e ndeshjeve kontrolluese në Antalia, ndërsa të hënën është paraparë kthimi për në Tetovë.
SHKËNDIJA-DINAMO KYIV 0:1 (0:0)
Stadiumi: Titanic Mardan Palace (Antalya)
Golashënues: Lednev 85’(Dinamo K.)
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Neziri, Bejtullai (c), Paviç, Alimi, Dita, Zejnullai, Elezi, Doriev, Ibraimi.
Luajtën edhe: Qaka, Nafiu, Hebaj, Da Silva, Ramadani, Merxhani dhe Rakipi.
Trajner: Ernest Gjoka