Një gol i 16-të vjeçarit Dashmir Elezi na jep tre pikë të rëndësishme në transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë.
• Shkëndija fiton me 1:0 Akademia Pandevin në Strumicë
• Elezi realizon golin e 3-të në ndeshjen e 6-të kampionale
• Shkëputemi në 6-të pikë larg skuadrave që na ndjekin
Shkëndija koleksionon fitoren e 11-të sezonale, duke fituar me rezultat 1:0 në transfertën me Akademia Pandevin në Strumicë. Realizimi i Dashmir Elezit në pjesën e dytë në jep triumfin që na shkëput në 6-të pikë nga ndjekësit në kreun e renditjes, kur ka mbetur të luhet vetëm edhe një ndeshje e gjysmësezonit vjeshtor.
Shkëndija në transfertën e sotme që në start imponoi lojën e saj dhe kishte dominim të lehtë përballë një rivali të tërhequr e që rastin e vet e kërkonte në kundërsulme. Goditjen e parë më serioze në drejtim të njërës portë e kishin tanët kur harkimi nga këndi gjeti në zonë Krivakun, por tentimi i tij me këmbë kontrollohet nga portieri Allçevski. Në anën tjetër provoi me kokë ish-kuqeziu Radeski, goditjen e të cilit e kontrolli bukur në portë Zahov, ndërsa u kërcnuam seriozisht me të djathtën e fortë të Bruno Dita-s, por që gjeti të përgatitur në kuadrant portierin vendas.
0:0 pas 45 minutave të para dhe kuqezinjtë duhet të shtojnë presionin në të dytën në kërkim të fitores së katërt me rradhë. Minutat e para të fraksionit të dytë sollën dominim të plotë të Shkëndijës dhe goli i Elezit u paralajmërua për minuta të tërë. Ishte minuta e 53-të kur Doriev bukur fut topin në zonë për Nezirin në krahun e djathtë, ndërsa asisti i mbrojtësit gjenë para portës Dashmir Elezin që realizon për epërsi 1:0 me golin e tij të tretë në ndeshjen e gjashtë me kuqezinjtë. Vendasit tentuan të përgjigjen dhe kërkuan të dalin përpara, por vetëm 5-6 minuta mundën të mbajnë presionin, me Shkëndijën që shpejt qetësoi lojën dhe duke mbajtur posedimin e topit menaxhonin ngjarjet në terren. Golit të dytë i’u afruam dhjetë minuta para fundit kur Ibraimi u gjet në pozitë shumë ideale, por goditja e tij ndalet nga portieri vendas Allçevski, ndërsa në stil të lartë në anën tjetër përgjigjet Zahov që çon në këndore të majtën e Krstovskit. Në fund fitorja i takon Shkëndijës që me fitoren e 11-të sezonale shkon në kuotën e 39-të pikëve, 6-të më shumë se Shkupi dhe Makedonija Gj.P. në pozitat 2 dhe 3.
🌟 𝘄𝗲 𝗺𝗮𝗿𝗰𝗵 𝗼𝗻
Posted by KF Shkëndija on Sunday, December 13, 2020
AKADEMIA PANDEV-SHKËNDIJA 0:1 (0:0)
Stadiumi: Kompleski Sportiv “Pandev”
Shikues: /
Arbitër: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Golashënues: Elezi 53’ (Shkëndija)
AKADEMIA PANDEV: Allçevski, Jovanov (Trapanovski 70’), Dimov, Iliev (Velinovski 80’), Nikollov, Stoilov, Millovanoviq (Pandev 70’), Radeski, Krstovski, Dimoski, Serafimov.
Trajner: Jugosllav Trençovski
SHKËNDIJA: Zahov, Neziri, Krivak, Bejtullai (c), Paviç, Alimi, Dita, Zejnullai (Merxhani 90’+2), Doriev (Ramadani 90’+2), Elezi (Nafiu 62’), Ibraimi (Es Sahal 90’+2).
Trajner: Ernest Gjoka