Kuqezinjtë kualifikohen në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut pasi mposhtën ekipin e Karaormanit me rezultatin e pastër 3:0 në Stadiumin e Qytetit në Strugë.
Shkëndija ishte taktikisht kompakte, e disiplinuar, dhe nuk i lejoi mundësi kundërshtarit të krijojë ndonjë rrezik para portës së Zahovit. Fillimisht Vagner pasi rrëmbeu një top nga portieri vendës në minutën e 10-të dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë ishte Nafiu që në minutën e 73-të dyfishoi rezultatin me një gol fantastik, ndërsa në minutën e fundit të ndeshjes Elezi me të majtën e tij gozhdoi topin në rrjetën kundërshtare.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-2-3-1, me treshen e avancuar Vagner-Hasani-Nafiu, dhe me Stojanovskin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Vondra-Cake-Bejtullai-Murati, Dita-R. Ramadani, Vagner-Nafiu-Hasani (c), Stojanovski.
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija në minutën e 10-të. Vagner shfrytëzon një pakujdesi të vendësve, rrëmben topin nga portieri Roçi dhe dërgon topin në rrjetë (10’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, Hasani qëllon në drejtim të portës por mbron me vështirësi Roçi (33’).
HT: Karaorman 0:1 Shkëndija
Shala e gjen Nafiun në zonë, godet fuqishëm Nafiu por topi ndalet në traversë (48’).
Dyfishohet epërsia e Shkëndijës në 2:0. Nafiu shërbehet me top nga Dorievi, pasi shmang një lojtar krijon hapësirë dhe goditja e tij precize përfundon në këndin e poshtëm të majtë të kuadratit (73’).
Shala për mrekulli e gjen Elezin në thellësi, Elezi pasi futet në zonë godet por pret portieri strugan Roçi (79’).
Elezi shënon për rezultatin përfundimtar 3:0. Ishte Shala që me një pasim të saktë e gjeti Elezin që me të majtën e tij gozhdoi topin në rrjetë (90+1’).
FT: Karaorman 0:3 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Strugë.
Golashënues: Vagner 10’, Nafiu 73’, Elezi 90+1’.
SHKËNDIJA: Zahov, Vondra, Cake, Bejtullai, Murati (Velija 80’), Dita (Shala 46’), R. Ramadani, Vagner (Doriev 46’), Nafiu, Hasani (F. Ramadani 46’), Stojanovski (Elezi 46’).
Trajner: Skender Jonuzi.
