Shkëndija sot e luajti ndeshjen e parë kontrolluese, në kuadër të javës së parë të përgatitjeve dimërore të cilat kuqezinjtë i zhvillojnë në Antalia të Turqisë. Kundërshtar i kuqezinjve në këtë ndeshje miqësore ishte ekipi hungarez BFC Siofok. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2, ndërsa trajneri Bruno Akrapoviq inkuadroi në lojë të gjithë lojtarët të cilët i kishte në dispozicion. Paraqitjen e tij të parë në fanellën kuqezi e kishte braziliani Mensalao, ndërsa në pjesën e dytë debutuan edhe tre përforcimet tjera Hasani, Cake dhe Manevski.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me Reshat Ramadanin në pozitën e qendërmbrojtësit, Nafiun dhe Dorievin në pozitën e mesfushorëve ofensivë, dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Neziri (c)-Krivak-R. Ramadani, Merxhani-Dita-Mensalao-Timovski, Doriev-Nafiu, Guri.
Përmbledhje:
Ndeshja filloi me dominim të lehtë të kuqezinjve, por ishin hungarezët ata që kërcënuan të parët portën e Zahovit, i cili mbrojti goditjen e hungarezëve duke e dërguar topin në rivënie nga këndi (8’).
Guri depërton në zonë, gjen Dorievin të vetmuar para portës, por përpara tij intervenon mbrojtësi kundërshtar që e dërgon topin në rivënie këndore (21’).
Timovski nga largësia orvatet të befasojë portierin kundërshtar që grushton topin në momentin e fundit (22’).
Kalon në epërsi Shkëndija me golin e Merxhanit. Nafiu shërbehet me një top brenda zonës, për mrekulli pason deri te Merxhani që dërgoi topin në rrjetë (29’).
Depërton nga krahu i majtë Merxhani, pason deri te Doriev që nuk arrin të shënojë edhe pse ishte i vetmuar para portës (40’).
Barazojnë hungarezët në minutën e fundit të pjesës së parë. Tollovi para portës së Shkëndijës, një top devijohet deri te sulmuesi hungarez që nuk e kishte të vështirë të shënojë (45’).
HT: BFC Siofok 1:1 Shkëndija
Pjesa e dytë filloi me një formacion krejt tjetër nga ai i pjesës së parë. Në lojë u inkuadruan Manevski, Bejtullai, Elezi, F. Ramadani, Jessie Djou, Bilalli, Cake, Hasani dhe Murati.
Pas një pakujdesie në vijën e fundit të Shkëndijës, ekipi hungarez arriti të kalojë në epërsi me rezultati 2:1 (47’).
Shkëndija dominoi totalisht kundërshtarin në minutat në vijim. Pas një aksioni të zhvilluar nga krahu i majtë, Manevksi gjeti brenda zonës Elezin që mposhti portierin kundërshtar (74’).
Manevksi avancoi përpara nga krahu i majtë, gjuajti në drejtim të portës por topi kaloi shumë pranë shtyllës.
FT: BFC Siofok 2:2 Shkëndija
Ndeshja u zhvillua në Antalia të Turqisë.
Golashënues për Shkëndijën: Merxhani 29′, Elezi 74’.
SHKËNDIJA: Zahov, Neziri (c)-Krivak-R. Ramadani, Merxhani-Dita-Mensalao-Timovski, Doriev-Nafiu, Guri.
Luajtën edhe: Manevski, Bejtullai, Elezi, Ramadani, Jessie Djou, Bilalli, Cake, Hasani dhe Murati.
Trajner: Bruno Akrapoviq.