Kuqezinjtë kanë barazuar pa gola përballë Shkupit në duelin e xhiros së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Detajet e ndeshjes:
SHKËNDIJA – SHKUPI 0:0
Stadiumi i qytert në Tetovë
Golashënues: /
Arbitër: Jovan Kaçevski (Strugë)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Cake, Neziri, Elezi (Stojanovski 58’), Hasani (c), Doriev (Vagner 85’), Murati, Shala, Bilalli (F. Ramadani 46’), Dita (Nafiu 79’).
Trajner: Qatip Osmani
SHKUPI: Naumovski, Margbelashvili, Adem (Gjorgiev 79’), Alvarez, Trapanovski (Hamidi 46’), Bajrami (Sheji 55’), Adetunji (Diene 65’), Mlladenovski, Cephas, Brdarovski, Da Silva.
Trajner: Goce Sedlloski
Ndeshja:
Shkëndija dominoi derbin e xhiros së 8-të në LPFMV, mirëpo një super Naumovski në portën e Shkupit bëri që dueli të mbyllej me rezultatin e barbartë 0:0. Në një super ambient të krijuar nga numri i madh i spektatorëve të pranishëm në tribuna dhe me “Ballistët” në element, Shkëndija u pa të ishte shumë agresive në sulm e mbrojtje në debutimin e trajnerit Qatip Osmani i rikthyer vetëm një ditë më parë në kampin kuqezi. Bejtullai, Shala e Cake në pjesën e parë dhe Doriev e Nafiu në të dytën kishin mundësitë më të mira për gol, por pritjet bravuroze të Naumovskit dhe jo preciziteti lanë shifrat 0:0. Në anën tjetër Shkupi u mbrojt shumë mirë, derisa kishte dy momente të mira për gol, fillimisht kur Bejtullai gabon dhe përmirëson veten duke larguar topin nga vija e portës, ndërsa fare në fund Zahov ndal bukur tentimin e Hamidit.
Pa gol të shënuar, barazimi 0:0 ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Ndeshja e rradhës:
Shkëndija shkon në pauzën dy javore të kampionatit dhe tashmë në qetësi mund të përgatitet për tu kthyer në aksion në fillim të tetorit kur përballemi me Pobedën në Prilep.
Pobeda-Shkëndija 02.10.2022