Ljupço Doriev me dy gola dhe një asist ishte figura qendrore e triumfit 3:1 të Shkëndijës në transfertën me Pobedën në Prilep. Takimi ishte në kuadër të xhiros së 9-të në LPFMV.
Detajet e ndeshjes:
POBEDA – SHKËNDIJA 1:3 (1:1)
Stadiumi “Goce Dellçev” në Prilep
Golashënues: Gjurkoviq 12’ (Pobeda), ndërsa Doriev 45’ e 90’+2 dhe Shala 53’ (Shkëndija)
Karton i kuq: Vagner 88’ (Shkëndija)
Arbitër: Stojançe Trpçevski (Kavadar)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Cake, Neziri, Elezi (Stojanovski 46’), Hasani (c), Doriev, Murati (Velija 46’), Shala (Gonçalves 84’), Bilalli (R. Ramadani 72’), F. Ramadani (Dita 65’).
Trajner: Qatip Osmani
POBEDA: Tofiloski, Amo (Panoski 23’), Hani, Delov, Ramani, Mazari, Naumoski, Dadet (Todorovski 62’), James (Kocev 70’), Gjurkoviq (Galevski 62’), Todorov (Petejçuk 70’).
Trajner: Boban Babunski
Ndeshja:
Kuqezinjtë dalin me tre pikë nga Prilepi ku mundim 3:1 Pobedën për triumf të 5-të sezonal. Shkëndija ishte e determinuar për fitore dhe shansi i Elezit pas vetëm 30 sekondave lojë ishte paralajmërim për rrjedhën e takimit, megjithëse gjërat u komplikuan kur vendasit gjetën golin e epërsisë. Elezi kishte tre tentime që nuk sollën ndryshim, shanse humbën edhe Bejtullai e Shala, para se në anën tjetër një harkim nga këndroja në minutën e 12-të shfrytëzohet nga Gjurkoviq që shënon për epërsi 1:0 të Pobedës. Shkëndijës i’u deshën pak minuta për të marrë veten dhe shpejt vendosëm dominim në terren duke kërkuar me insistim barazimin që do të vinte në minutën e fundit të pjesës së parë. Hasani dhuroi super asist drejt Dorievit, me këtë të fundit që sjell përfundim fantastik dhe me parabolë mposht Tofiloskin për barazim 1:1.
Trajneri Qatip Osmani në start të pjesës së dytë me dy zëvendësime përforcoi fazën sulmuese dhe ekipi u duk i vendosur të sillte përmbysjen sepse tre pikët mbeteshin opsioni i vetëm. Goli i epërsisë erdhi në minutën e 53-të kur Doriev shërbeu mjaft mirë Shalën që ndoqi mirë aksionim dhe nga afërsia shënoi për 2:1 për Shkëndijën. Në vazhdim Shkëndija mundej dhe duhej patjetër të sillte golin e tretë që do të mbyllte fatin e ndeshjes, por u humbën shumë mundësi nëpërmjet Hasanit, Velijës, Bilallit, Vagnerit e Stojanovskit, me këtë të fundit që nga afërsia çoi topin në traversë. Vendasit me meritë të mosefikasitetit të Shkëndijës vazhdonin të kishin shpresa për të shmangur humbjen dhe fituan krahë në minutën e 88-të kur Vagner doli nga loja me të kuq pas dy kartonave të verdhë. Mirëpo gjërat morën vendin e duhur në minutën e dytë të kohës shtesë kur Stojanovski asistoi drejt Dorievit, ndërsa ky i fundit me një të majtë të fortë gjen golin e katërt sezonal për rezultat final 3:1
Ndeshja e radhës
Vetëm pas tre ditësh, në mesjavë, kuqezinjtë kthehen në aksion kur në kuadër të 1/8 të finales së Kupës përballemi me Skopjen në Tetovë.
Shkëndija-Skopje 05.10.2022