Kushtet atmosferike dhe reshjet e dendura të borës pamundësuan armën më të fortë të Shkëndijës, atë të qarkullimit të pandërprerë të topit, por lojtarët kuqezi treguan karakter dhe qëndrueshmëri të fortë gjatë gjithë 90 minutave. Kështu kuqezinjtë arkëtuan tre pikë të reja duke korrur fitore të vlefshme me rezultatin 1:0 kundër Skopjes, në ndeshjen e fundit të vitit 2021.
Golashënuesi kuqezi nga Shqipëria, Sindrit Guri, vazhdoi edhe në këtë ndeshje me formën e tij të mirë, duke tundur rrjetën kundërshtare në të gjitha katër ndeshjet e fundit.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-2-1, me Bruno Ditën në pozicionin e mbrojtësit të majtë, Nezirin në mesfushë, përderisa ndeshjen që nga minuta e parë si sulmues krahu e filluan Nafiu e Doriev. Si zakonisht, në krye të sulmit ishte Sindrit Guri.
XI: Zahov, Dita-Bejtullai (c)-Jessie Djou, F. Ramadani-Neziri-Timovski-Shala,Nafiu-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Që nga fërshëllima e parë e arbitrit Trpçevski, kuqezinjtë fillluan me sulmet e njëpasnjëshme.
Shala depërton nga krahu i majtë, pason deri te Nafiu që godet në drejtim të portës, por goditja e tij u devijua në goditje nga këndi (2’).
Aksion i bukur Guri-Nafiu-Doriev, ekipi kundërshtar shpëton pasiqë topi devijohet (4’).
Timovski nga krahu i djathtë harkoi në shtyllën e dytë, Jessie Djou u gjend në pozitë ideale për të shënuar por goditja e tij kaloi shumë pranë shtyllës (7’).
Përsëri Timovski harkon nga krahu i djathtë, Doriev u gjend ballë për ballë me portierin Efremov në zonën e vogël kundërshtare, nuk reagoi mirë me kokë Dorievi dhe topi përfundoi në duart e portierit (27’).
Ramadani krosoi brenda zonës, Guri pasoi me kokë deri te Nafiu, edhe ky me kokë uli topin por intervenoi portieri Efremov (33’).
Goditje nga këndi për Shkëndijën, Dorievi harkoi brenda në zonë, më i lartë në ajër ishte Guri që gjuajti me kokë por topi përfundoi në duart e portierit kundërshtar (38’).
HT: Shkëndija 0:0 Skopje
Me fillimin e pjesës së dytë Ramadani u largua nga loja ndërsa vendin e tij e zuri Bilalli.
Nafiu kroson nga krahu i djathtë, Neziri për mrekulli godet me kokë por portieri e ndal goditjen e tij në vijën e golit (50’).
Bilalli godet nga distanca por topi kaloi shumë pranë shtyllës (53’).
Nafiu shërben me një top Gurin që godet me kokë por topi u devijua nga një mbrojtës kundërshtar (62’).
Guri godet nga largësia në drejtim të portës por topi shkoi shumë pranë shtyllës (68’).
Guri shënon gol dhe Shkëndija kalon në epërsi. Ishte Nafiu që avancoi me topin përpara, e gjeti për mrekulli Gurin në krahun e djathtë. Guri me një goditje të golashënuesit të spikatur befasoi portierin Efremov dhe topi përfundoi në rrjetën kundërshtare (69’).
Bilalli bën një solo aksion në 16 metërshin kundërshtar, goditi në drejtim të portës por topi u devijua në goditje nga këndi (79’).
FT: Shkëndija 1:0 Skopje
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues: Guri 69’.
SHKËNDIJA: Zahov, Dita, Bejtullai (c), Jessie Djou, F. Ramadani (Bilalli 46’), Timovski, Neziri, Shala (Elezi 90+3’), Nafiu (R. Ramadani 88’), Doriev (Merxhani 60’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq