Kuqezinjtë shënuan fitore të vlefshme ndaj Pelisterit në kuadër të xhiros së 16-të të LPFMV-së dhe me tre pikët e reja arritën në kuotën e 30 pikëve, ndërsa shënuan edhe fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat.
Në pjesën e parë kuqezinjtë zhvilluan lojë sulmuese me shumë mundësi shënimi, por ishin mysafirët ata të cilët kaluan të parët në epërsi, nëpërmjet Juffo-s në minutën e 43-të. Pjesën e dytë kuqezinjtë e filluan me katër zëvendësime dhe arritën të përmbysin rezultatin me golat e Gurit në minutën e 48-të dhe Krivakut në minutën e 86-të.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 4-3-2-1, me Mevlan Muratin në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, Sabit Bilallin në rolin e mesfushorit dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Murati-Krivak-Bejtullai (c)-Neziri, Bilalli-Dita-Merxhani, Shala-Elezi-Guri.
Përmbledhje:
Goditje nga këndi për Shkëndijën, Merxhani harkoi në zonë, Guri më i lartë në ajër, godet me kokë por topi shkon mbi traversë (2’).
Bilalli u gjend brenda 16 metërshit kundërshtar, pasoi deri te Dita që gjuajti në drejtim të portës, por topi u devijua nga mbrojtësi Raduloviq dhe kaloi shumë pranë shtyllës (20’).
Merxhani për mrekulli shërbeu me një top Bilallin brenda në zonë, ky i fundit godet por portieri Trajçevski nuk lejoi të mposhtet (27’).
Avancon Pelisteri me rezultatin 0:1 me Juffo-n si autor të golit që shënoi nga gjuajtja e lirë. (43’).
Harkon Elezi nga krahu i majtë, Neziri brenda zonës godet me kokë por topi shkon mbi kuadrat (46’).
HT: Shkëndija 0:1 Pelister
Me fillimin e pjesës së dytë nga loja u larguan Elezi, Merxhani, Murati dhe Neziri, e në vend të tyre u inkuadruan Nafiu, Doriev, Timovski dhe Jessie Djou.
Barazon Shkëndija nëpërmjet Sindrit Gurit. Ishte Shala që për mrekulli u shërbye me një top në 16 metërsh, harkoi nga krahu i majtë në qendër, aty u gjend Guri i cili realizoi me kokë në mënyrë perfekte (48’).
Përsëri Shala harkon në zonë për Gurin që godet me kokë, por tani topi kaloi shumë pranë shtyllës (53’).
Guri krosoi nga ana e djathtë, e gjeti Timovskin i cili me kokë uli topin për Nafiun, por përpara tij intervenoi portieri Trajçevski (67’).
Kalon Shkëndija në epërsi me golin e Jan Krivak. Ishte goditja e rradhës nga këndi për kuqezinjtë, Timovski pasoi shkurt për Nafiun i cili krosoi në zonë, aty u gjend Jan Krivak që gozhdoi topin në rrjetën kundërshtare (84’).
FT: Shkëndija 2:1 Pelister
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues për Shkëndijën: Guri 48’, Krivak 86’.
Golashënues për Pelisterin: Juffo 43’.
SHKËNDIJA: Zahov, Murati (Timovski 46’), Krivak, Bejtullai (c), Neziri (Jessie Djou 46’), Bilalli (Ramadani 72’), Dita, Merxhani (Doriev 46’), Shala, Elezi (Nafiu 46’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.