Kuqezinjtë shënojnë fitore minimale por me vlerë maksimale kundër ekipit të Bregallnicës, në kuadër të xhiros së 14-të të LPFMV-së.
Me seri të rasteve, qasje sulmuese, kontrollë të mirë mbi lojën, me dy penalti të parealizuara por me një gol të shkëlqyeshëm të qendërmbrojtësit Krivak, kuqezinjtë siguruan fitoren e rradhës dhe arkëtuan tre pikë të reja.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-3, me Shalën dhe Dorievin në cilësinë e sulmuesve anësorë, dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Neziri, F. Ramadani-Jessie Djou-Timovski-Merxhani, Shala-Doriev-Guri.
Përmbledhje:
Timovski shfrytëzon një top të gjatë brenda zonës nga ana e djathtë, harkon përpara zonës së vogël të portierit Denkovski, por portieri intervenon dhe nuk e lejon Dorievin të kalojë në epërsi skuadrën tonë (7’).
Pasime të dyfishta Timovski-Shala, ky i fundit kroson në drejtim të Dorievit që godet me kokë, por topi shkon mbi transversale (12’).
Guri e shërben me top Shalën brenda zonës i cili menjëherë asiston për Dorievin që gjuan në drejtim të portës, por Denkovski mbron duke e dërguar topin në rivënie këndore (18’).
Penalti për Shkëndijën pasi Guri ndalet në mënyrë të palejuar nga mbrojtja kundërshtare. Doriev godet nga pika e bardhë por Denkovski mbron goditjen e tij (21’).
Shala gjendet brenda zonës, e kthen topin prapa deri te Ramadani që shkelmon topin, por goditja e tij shkon mbi transversale (25’).
HT:Shkëndija 0:0 Bregallnica
Ramadani me një diagonale shërben me top Nafiun në krahun e majtë, Nafiu bën një solo aksion, krijon hapësirë, godet me të djathtën e tij, por portieri Denkovski përsëri mbron duke e dërguar topin në rivënie këndore (60’).
Shkëndija kalon në epërsi me golin e Krivak. Ishte aksion i bukur i kuqezinjve, Dorievi gjeti në krahun e majtë Shalën i cili krijoi pozitë të mirë, harkoi brenda zonës ku më së miri u gjend Krivak që shënoi me kokë (61’).
Penaltia e dytë për Shkëndijën në këtë ndeshje. Shala nga krahu i majtë tentoi të harkojë brenda zonës por Stojanov ndali me dorë përpjekjen e tij. Bejtullai ishte i pasaktë nga pika e bardhë (70’).
Ramadani për mrekulli pason deri te Bilalli që futet në zonë nga krahu i djathtë. Shkelmon fuqishëm Bilalli në drejtim të portës kundërshtare por topi shkon shumë pranë shtyllës (80’).
FT: Shkëndija 1:0 Bregallnica
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues: Krivak 61’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Neziri, Ramadani (Elezi 90+2’), Timovski, Jessie Djou, Merxhani (Nafiu 56’), Shala, Doriev (Bilalli 72’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.