Kuqezinjtë sigurojnë fitore të merituar dhe tre pikë ndaj ekipit të Renovës në Stadiumin e qytetit në Tetovë, në kuadër të xhiros së trembëdhjetë të LPFMV-së.
Shkëndija e dominoi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, pati disa raste shënimi, por goli i Gurit në minutën e 23-të ishte vendimtar për të siguruar fitoren minimale me rezultatin 0:1.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-3, me Dorievin, Elezin dhe Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Neziri, Ramadani-Jessie Djou-Shala-Merxhani, Doriev-Elezi-Guri.
Përmbledhje:
Depërtim i shkëlqyeshëm i Merxhanit nga krahu i majtë, futet në zonë dhe harkon për tokë deri te Guri që ndalet në mënyrë të palejuar nga Abdulla. Arbitri sinjalizon 11 metërsh për kuqezinjtë ndërsa Abdulla ndëshkohet me karton të kuq (10’).
Guri nuk arrin të realizojë penaltinë pasi që topi përplaset në shtyllë (11’).
Kalon në epërsi Shkëndija me golin e shënuar nga Sindrit Guri. Dorievi udhëheq me topin nga krahu i djathtë, futet në zonë duke kaluar një lojtar, harkon brenda zonës ku e gjen Elezin që asiston për Gurin i cili tund rrjetën e Renovës (23’).
Elezi vjedh një top nga lojtarët e Renovës, kombinon me Gurin i cili asiston për Dorievin. Ky i fundit gjuan në drejtim të portës por topi shkon mbi transversale (25’).
Skuadra e Renovës organizon aksion, Shefiti gjuan në drejtim të portës por gjuajtjen e tij e bllokon Neziri (35’).
Kombinime të kuqezinjve brenda 16 metërshit kundërshtar, topi vjen deri te Doriev që gjuan, por topi shkon pranë shtyllës (45’).
Doriev e gjen brenda zonës Shalën që godet por portieri e bllokon gjuajtjen e tij. Topi vjen deri te Guri, por përpara tij intervenon mbrojtësi kundërshtar (46’).
HT:Renova 0:1 Shkëndija
Elezi nga distanca gjuan në drejtim të portës kundërshtare, por portieri Velii nuk lejon të befasohet dhe kap topin në duart e tij (49’).
Mena Perez nga distanca provon të befasojë Zahovin, por goditja e tij kalon pranë shtyllës (62’).
Jessie Djou e shërben me një top Merxhanin brenda zonës. Ky i fundit u gjend i vetëm me portierin Velii, por nuk arriti të dyfishojë rezultatin (73’).
FT: Renova 0:1 Shkëndija
Stadiumi i qytetit në Tetovë.
Golashënues: Guri 23’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Neziri, Ramadani (Timovski 90’), Jessie Djou, Merxhani, Shala, Doriev (Dita 69’), Elezi (Hebaj 79’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.