Kthehet me fitore skuadra kuqezi nga qyteti i Manastirit, pasi në kuadër të xhiros së 26-të e mundi në transfertë ekipin e Pelisterit, me fitore të merituar me rezultatin e pastër 2:0.
Edhe pse kuqezinjtë dominuan kundërshtarin që nga minutat e para të ndeshjes, vendimtare për fitoren ishte pjesa e dytë kur me golin e Manevskit në minutën e 65-të dhe Nafiut në minutën e 78-të kuqezinjtë e siguruan fitoren dhe arkëtuan tre pikë të reja në renditjen tabelare.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-3-3, me treshen sulmuese Elezi, Doriev e Guri.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Cake-Manevski-Timovski, Jessie Djou-Bilalli-Hasani, Elezi-Doriev-Guri.
Përmbledhje:
Aksion i kuqezinjve nga krahu i majtë, Guri kroson brenda zonës ku e gjen Dorievin që godet me kokë por portieri Trajçevski nuk lejon të befasohet (17’).
Bilalli dhe Hasani organizojnë aksion me pasime të dyfishta, godet Bilalli tokazi nga distanca por topi shkon shumë pranë shtyllës (36’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, harkon Hasani brenda zonës, topi vjen deri te Doriev që menjëherë shkelmon topin në drejtim të kuadratit, por topi devijohet nga një mbrojtës kiundërshtar dhe shkon jashtë (40’).
Manevski pason deri te Hasani që gjendet brenda zonës, Hasani pasi krijon hapësirë qëllon por nuk e shënjestron portën (45+1’).
HT: Pelister 0:2 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë largohet nga loja Elezi, ndërsa në vend të tij në lojë inkuadrohet Shala.
Bejtullai gjen për mrekulli Gurin i cili menjëherë pason deri te Doriev që gjendet para portës kundërshtare. Doriev gjuan por përsëri mbron portieri Trajçevski (46’).
Në minutën e 58-të largohet nga fusha e lojës Bilalli ndërsa në vend të tij inkuadrohet braziliani Mensalao.
Dorievi me një pasim të saktë e gjen Gurin që pa u menduar godet por topi shkon shumë pranë shtyllës dhe rrjeta kundërshtare vazhdon të mbetet e paprekur (62’).
Kalon Shkëndija në epërsi me golin e Manevskit. Ishte aksion i kuqezinjve që filloi me Andren që pasoi deri te Dorievi, ky i fundit pason deri Hasani që me një lëvizje maestrale e gjeti Manevskin brenda zonës. Manevski pasi u lirua nga një lojtar, krijoi hapësirë dhe me gjuajtje precize e gjeti rrugën e rrjetës (65’).
Hasani largohet nga loja në minutën e 72-të ndërsa vendin e tij e zen Nafiu.
Shala niset në aksion, pason deri te Doriev që gjendet në pozitë të volitshme për të gjuajtur, por Doriev bllokohet nga mbrojtja kundërshtare (73’).
Shkëndija dyfishon rezultatin nëpërmjet Nafiut. Ishte Shala që udhëhoqi me topin nga krahu i djathtë, pasi u lirua nga një lojtar krosoi në krahun e majtë ku brenda zonës e gjeti Nafiun që me një supergoditje mposhti portierin Trajçevski (78’).
Zëvendësimi i fundit në skuadrën kuqezi bëhet në minutën e 84-të kur Guri largohet nga fusha e blertë ndërsa në lojë inkuadrohet Markoski.
Timovski me harkim preciz e gjeti Dorievin ballë për ballë me portierin Trajçevski. E kur Doriev duhej të dërgojë topin në rrjetë, goditja e tij ishte qendrore dhe portieri e mbrojti gjuajtjen e tij (90’).
FT: Pelister 0:2 Shkëndija
Stadiumi “Petar Milloshevski” në Manastir
Golashënues për Shkëndijën: Manevski 65’, Nafiu 78’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Cake, Manevski, Timovski, Jessie Djou, Bilalli (Mensalao 58’), Hasani (Nafiu 72’), Doriev, Elezi (Shala 46’), Guri (Markoski 84’).
Trajner: Artim Shaqiri.