Kuqezinjtë e Shkëndijës siguruan fitore mjaft të vlefshme me rezultatin 1:2 në terrenin e vështirë në Gjorçe Petrov, në kuadër të xhiros së 15-të të LPFMV-së.
Që nga minutat e para të ndeshjes kuqezinjtë ia imponuan kundërshtarit lojën e shpejtë dhe sulmuese gjë që rezultoi me golin e Gurit që në minutën e 11-të. Ndërsa goli i Shalës në pjesën e dytë e vulosi fitoren dhe me plot meritë kuqezinjtë arkëtuan tre pikë të reja.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-3, me Bruno Ditën në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për shkak të mungesës së kapitenit Bejtullai.
XI: Zahov, Dita-Krivak-Neziri (c), F. Ramadani-Jessie Djou-Timovski-Merxhani, Shala-Elezi-Guri.
Përmbledhje:
Avancon Timovski përpara nga krahu i djathtë, e dërgon topin për tokë në 5 metërshin kundërshtar por aty nuk u gjend asnjë lojtar kuqezi për të çuar topin në rrjetë (9’).
Kalon në epërsi Shkëndija me golin e Gurit që më lëvizje të bukur mposhti portierin kundërshtar. Ishte një harkim i bukur i Merxhanit në 16 metërsh, portieri Stevkovski u detyrua të grushtojë topin. Nga plani i dytë erdhi Ramadani i cili për mrekulli gjeti Gurin që e dërgoi topin në rrjetë (11’).
Përsëri aksion nga ana e djathtë, tani ishte Shala që krosoi në zonë, Guri arriti të ulë topin me kokë por nuk arriti të dyfishojë rezultatin (15’).
Karton i kuq në minutën e 27-të për mbrojtësin e Makedonija Gj.P. Mishevski i cili pasi ndali në mënyrë të palejuar Shalën, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (27’).
Goditje nga këndi për Shkëndijën, Ramadani harkon për mrekulli, Neziri gjuan me kokë në drejtim të portës por topi me shumë fat përplaset në kokën e një lojtari kundërshtar (32’).
Përsëri Shala shkon përpara nga ana e djathtë, kroson në zonë, Merxhani me kokë e ulë topin për Ramadanin që gjuan, por portieri në çastin e fundit e dërgon topin në rivënie nga këndi (43’).
Elezi për mrekulli futet në 16 metërsh, pason deri te Guri që ia lejon topin Krivakut. Ky i fundit u gjend i vetëm përpara portës por e dërgoi topin jashtë kuadratit (45’).
HT: Makedonija Gj.P. 0:1 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë Elezi u largua nga loja ndërsa vendin e tij e zuri Nafiu.
Shkëndija dyfishon rezultatin në 0:2. Neziri me një pasim të saktë në thellësi e gjeti këmbëshpejtin Shala i cili avancoi përpara në 16 metërshin kundërshtar dhe finalizoi për mrekulli (77’).
Dorievi pas një aksion individual nga ana e djathtë gjuajti në drejtim të portës por portieri Stevkovski mbrojti duke e dërguar topin në rivënie këndore (81’).
Makedonija Gj.P. zbuti rezultatin në 1:2 nëpërmjet sulmuesit Kamara që gjeti portën e Zahovit pas një krosimi në zonë (83’).
FT: Makedonija Gj.P. 1:2 Shkëndija
Stadiumi në Gjorçe Petrov.
Golashënues për Shkëndijën: Guri 11’, Shala 77’.
Golashënues për Makedonija Gj.P.: Kamara 83’
SHKËNDIJA: Zahov, Dita, Krivak, Neziri (c), Ramadani (Bilalli 90+2’), Timovski, Jessie Djou, Merxhani (Nafiu 63’), Shala, Elezi (Doriev 46’), Guri.
Trajner: Bruno Akrapoviq.