Përfundon me barazimin pa gola dueli ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Shtip, në kuadër të javës së 28-të të kampionatit.
E ngjashëm si në ndeshjet e kaluara, kuqezinjtë ishin ata që kishin posedimin e topit dhe dominuan kundërshtarin, por disa tentativa të kuqezinjve për të gjetur rrjetën e vendasve përfunduan pa finalizim konkret. Në minutën e 91-të të ndeshjes lojtari i vendasve Ackovski prek topin me dorë brenda zonës, por arbitri Trpçevski për shkaqe të njohura vetëm për të nuk sinjalizon 11-metërsh.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-2-3-1, me Hasanin, Dorievin e Nafiun në cilësinë e mesfushorëve ofensivë, si dhe me Elezin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Timovski-Manevski, Mensalao-Dita, Hasani-Nafiu-Doriev, Elezi.
Përmbledhje:
Nafiu e gjen Timovskin brenda zonës, godet Timovski në drejtim të kuadratit por topi shkon pranë shtyllës së dytë (1’).
Manevski kroson lartë në shtyllën e dytë, aty gjendet Elezi që me goditje të menjëhershme orvatet të befasojë portierin Denkovski, por ky i fundit në çastin e fundit devijon topin në rivënie nga këndi (8’).
Nafiu harkon brenda zonës, aty gjendet Doriev që shkelmon topin në drejtim të kuadratit, por gjuajtja e tij ishte qendrore dhe përfundoi në duart e portierit Denkovski (11’).
Kundërzbritje e kuqezinjve, Nafiu avancon përpara, e shërben me top Hasanin në krahun e djathtë, Hasani pasi futet në 16-metërsh harkon në shtyllën e dytë, por mbrojtja e vendasve intervenon në çastin kur Doriev përgatitej të godasë me kokë (16’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, Hasani kroson brenda zonës, topi devijohet nga Stojanov dhe kalon shumë pranë shtyllës (37’).
HT: Bregallnica 0:0 Shkëndija
Në minutën e 55-të Elezi largohet nga loja për t’ia lëshuar vendin Adenis Shalës.
Edhe Guri futet në lojë në minutën e 69-të, ndërsa nga loja largohet braziliani Mensalao.
Shala gjendet brenda zonës, një krosim i tij nga krahu i djathtë në shtyllën e dytë e gjen Gurin që gjuan me kokë, por gjuajtja e Gurit bllokohet nga një mbrojtës vendas (77’).
Manevski kroson tokazi brenda zonës, topi vjen deri te Nafiu që godet me të jashtmen e tij por topi shkon mbi traversë (81’).
Nafiu kombinon me Gurin brenda zonës, Guri e kthen mbrapa deri te Shala që menjëherë gjuan me të majtën e tij në drejtim të portës, por gjuajtja e tij kalon pranë shtyllës (82’).
Nafiu e shërben me top Hasanin që godet nga jashtë zonës, por edhe kjo tentativë e kuqezinjve shkon mbi traversë (83’).
Shala kroson brenda zonës në tentativë për të gjetur Gurin, lojtari vendas Ackovski prek topin me dorë brenda zonës, por arbitri Trpçevski për shkaqe të njohura vetëm për të nuk sinjalizon 11-metërsh (90+1’).
FT: Bregallnica 0:0 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Shtip.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Timovski, Manevski, Mensalao (Guri 69’), Dita, Hasani, Nafiu, Doriev, Elezi (Shala 55’).
Trajner: Artim Shaqiri.