Kuqezinjtë shënojnë edhe fitoren e dytë në sezonin pranveror, duke e mundur si mysafir ekipin e Borecit në Stadiumin e Qytetit në Veles, me rezultatin e pastër 3:0.
Ishte Shkëndija ajo që e diktoi ndeshjen gjatë gjithë 90 minutave, kishte posedim të topit dhe krijoi shumë raste shënimi, duke e çuar kështu sferën tre herë në rrjetën e Borecit.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me renditjen 3-4-1-2, me Caken në pozitën e mbrojtësit të majtë, dhe me Gurin e Markoskin në cilësinë e qendërsulmuesve.
XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Cake, F. Ramadani-Dita-Timovski-Shala, Nafiu, Markoski-Guri.
Përmbledhje:
Që nga minuta e parë e ndeshjes, kuqezinjtë vendosën dominimin total në fushë, duke e detyruar kundërshtarin të koncentrohet në gjysmëfushën e vet.
Nafiu kroson në zonë nga një goditje dënimi, Cake godet me kokë por nuk e shënjestron portën (12’).
Markoski udhëheq me topin përpara, e gjen Nafiun në krahun e djathtë. Nafiu e kthen topin përsëri te Markoski që godet në drejtim të kuadratit, por topi ndalet në traversë (20’).
Kalon në epërsi Shkëndija me golin e Markoskit. Timovski nga krahu i djathtë pasoi deri Guri brenda zonës. Guri për mrekulli krijoi hapësirë dhe me një krosim të lartë e gjeti Markoskin që nuk e fali portierin Alçevski me një goditje me kokë (43’).
HT: Borec 0:1 Shkëndija
Me fillimin e pjesës së dytë, nga loja u largua F. Ramadani ndërsa vendin e tij e zuri Hasani.
Nafiu shërbeu me një top Gurin që menjëherë avancoi përpara, e pasi krijoi hapësirë goditi në drejtim të portës, por traversa ia mohoi golin (46’).
Hasani harkon nga krahu i djathtë, Guri e ulë topin për Timovskin që gjuan por topi shkon jashtë (49’).
Hasani nga qendra e zonës godet me një gjysmërrotullim, por gjuajtjen e tij qendrore e pret portieri (53’).
Kuqezinjtë rrisin epërsinë në 2:0. Kombinime të bukura të Hasanit me Timovskin, ky i fundit shkelmon topin fuqishëm dhe shtang portierin Alçevski (60’).
Hasani kroson nga këndorja, topi arrin deri te Cake që menjëherë gjuan, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit kundërshtarë (71’).
Kuqezinjtë shënojnë edhe golin e tyre të tretë. Dita me një diagonale gjeti Timovskin në krahun e djathtë. Timovski harkoi brenda zonës, e aty më së miri u gjend Bruno Dita që me një gjuajtje të saktë dërgoi topin në rrjetën e portierit Alçevski (78’).
Shala godet nga jashtë zonës, por portieri e pret goditjen e tij (80’).
Hasani me një pasim të saktë e gjen Nazifin brenda zonës, ky i fundit gjuan një qendrore por intervenon portieri Alçevski duke mos lejuar golin e katërt të kuqezinjve (90+1).
FT: Borec 0:3 Shkëndija
Stadiumi i Qytetit në Veles.
Golashënues për Shkëndijën: Markoski 43’, Timovski 60’, Dita 78’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Krivak, Cake, Dita (Mensalao 81’), F. Ramadani (Hasani 46’), Timovski, Shala, Nafiu (Jessie Djou 66’), Markoski (Nazifi 81’), Guri (Doriev 66’).
Trajner: Bruno Akrapoviq.