Match-Report | Struga 1-2 Shkëndija

No image

Kuqezinjtë sot në Kërçovë zhvilluan ndeshje miqësore me ekipin e Struga Trim Lum, ndeshje kjo që përfundoi me fitoren e Shkëndijës me rezultatin 2:1.

Skuadra kuqezi në të dyja fraksionet u paraqit me dy formacione të ndryshme, ndërsa në lojë u inkuadruan të gjithë lojtarët të cilët ishin në dispozicion të trajnerit Akrapoviq. Si titullarë që nga minuta e parë u inkuadruan edhe afrimet e fundit në skuadër nga radhët e shpresave të Shkëndijës.

Shkëndija kaloi në epërsi me golin e të riut Zani Nazifi, ndërsa Florent Ramadani dyfishoi epërsinë në 2:0, rezultat ky me të cilin u përmbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë struganët zbutën epërsinë në 2:1 nëpërmjet Fiton Ademit.

Miqësorja u zhvillua me qëllim që kuqezinjtë të ruajnë formën e nevojshme për vazhdimin e kampionatit, ku fundjavën e ardhshme në kuadër të xhiros së 25-të, Shkëndija në Stadiumin e Qytetit në Tetovë do të jetë nikoqire e ekipit të Borecit nga Velesi.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME