Match-Report | Partizani 2-2 Shkëndija

No image

Në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua sot në qytetin e Pogradecit, kuqezinjtë u ndanë me barazim 2:2 me skuadrën e Partizanit nga Tirana. Ndeshja ishte spektakolare, atraktive për syrin e spektatorëve dhe me shumë aksione të bukura nga të dyja skuadrat. Ndërsa trajnerët inkuadruan në lojë të gjithë lojtarët të cilët i kishin në dispozicion.

Ndeshja filloi e hapur nga të dyja skuadrat, që rezultoi me shumë aksione nga të dyja palët. Ishte një aksion i bukur i Partizanit që detyroi Bejtullain të shkaktojë ndërhyrje të palejueshme brenda zonës së Shkëndijës, ndërsa arbitri sinjalizoi penalti. Nga penaltia shënoi Marku në minutën e 19-të.
Kuqezinjtë vazhduan me lojën e hapur, por një goditje e fuqishme e Cardoso në minutën e 33-të dyfishoi rezultatin në 2:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë e takimit.

Me fillimin e pjesës së dytë në lojë u inkuadruan Nafiu dhe Qaka, ndërsa nga loja u larguan Ramadani dhe Doriev.
Shkëndija e filloi pjesën e dytë me posedim të topit dhe dominim total në fushë, që rezultoi fillimisht me goditjen e Muratit që u përplas në shtyllë, ndërsa Adenis Shala me një gol të bukur në minutën e 55-të e zbuti rezultatin në 2:1.
Luhej minuta e 71-të e ndeshjes, kur pas një goditje nga këndi, Bejtullai asistoi për mrekulli për Gurin i cili në stilin e golashënuesit me një reagim fenomenal barazoi shifrat në 2:2.

Formacioni:

XI: Zahov, Bejtullai (c)-Krivak-Murati-Neziri, Ramadani-Dita-Timovski-Shala, Doriev-Guri.

Luajtën edhe: Qaka, Nafiu, Alimi, Merxhani, Bilalli, Hebaj.

Stadiumi “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec
Golashënues për Shkëndijën: Shala 55′, Guri 71’
Golashënues për Partizanin: Marku 19′, Cardoso 33’.

SHPËRNDAJE

About Author

TË NGJASHME